[email protected]
As titulli e as fotografia nuk sqarojnë se ngjarja ka ndodhur në SHBA
shape
shape
shape

Portali informativ “sot.com.al” ka publikuar sot (27 janar) një artikull me titull “E rëndë/ Të shtëna me armë zjarri në një shkollë, raportohet për të vdekur”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i artikullit është përgjithësues, që nuk sqaron se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja.

Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku thuhet se “Dy gjimnazistë, 16 dhe 17 vjeç, u vranë të premten nga të shtënat me armë zjarri në Çikago të SHBA”.

Nisur nga fakti që ky portal informativ është i regjistruar në Shqipëri (shih këtu) dhe përmbajtjet e publikuara nga ky portal janë në gjuhën shqipe, titulli në fjalë, lë vend për keqinformim te lexuesit se ngjarja ka ndodhur në ndonjë shkollë në një nga vendet shqip-folëse.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “sot.com.al”:

https://sot.com.al/bota/e-rende-te-shtena-me-arme-zjarri-ne-nje-shkolle-raportohet-per-te-vdekur-i638684?fbclid=IwAR2vUKZI7dcNYvWq65HN-WwZPq4jglOEYDzwV3Ql0vb_-PN7POqvZHCCm2E


Hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në disa media të huaja, që sqarojnë se ngjarja ka ndodhur në Chicago të SHBA-ve. (shih këtu dhe këtu)


Përveç titullit përgjithësues, hibrid.info ka vërtetuar se edhe fotografia e vënë në këtë artikull nuk i përket kësaj ngjarje të ndodhur në SHBA.

Pas hulumtimit të kryer përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info ka gjetur se imazhi i takon një ngjarjes të ndodhur në qershor të vitit 2023 në Bosnje.

Imazhi është gjetur i publikuar në artikullin e Radio Evropa e Lirë në shërbimin në gjuhën angleze. (shih këtu)

Screenshot i artikullit të publikuar në Radio Evropa e Lirë në shërbimin në gjuhën angleze


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se një portal informativ ka publikuar një artikull për një ngjarje të ndodhur në SHBA, por që në titull nuk sqaron se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja.

Përveç titullit, këtij artikulli i është bashkëngjitur edhe një fotografi jo adekuate, e cila pas hulumtimit është vërtetuar se i takon një ngjarjeje të vjetër të ndodhur në Bosnje.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others