Të fundit | Keqinformatat e mundshme deri në përfundimin e afatit të zgjedhjes së presi… Të fundit | Hibrid.info në shënjestër të fushatës dezinformuese ruse “Matryoshka” me na… Të fundit | Pretendim i pasaktë, bëhet fjalë për tërheqjen e planit për një tjetër xham… Të fundit | Paraqiten si fakte të kryera ndarja e shtesave për fëmijë dhe pensionistë Të fundit | Foda s’ka deklaruar se publikimi i formacionit të Turqisë nga gazetarët ndi… Të fundit | “Information Laundering”: Si transformohet dezinformimi në “fakt” në epokën… Të fundit | Ramush Haradinaj nuk deklaroi se diaspora e do Kosovën më pak Të fundit | Raportohet pasaktë për vdekjen e Khameneit, i atribuohet një llogarie gjoja… Të fundit | Pretendim i rremë se presidenti kroat Millanoviq ka lavdëruar Kurtin Të fundit | Bajrami nuk ka thënë “më mirë të ishim nën qeverisjen e Vuçiqit”
[ ARTIKULLI ]

S’ka fakte se PDK ka propozuar Sami Lushtakun për president

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Është publikuar një imazh ku shihet Sami Lushtaku, kryetari i Komunës së Skënderajt me mbishkrimin që pretendon se ai është propozuar si kandidat për president të Republikës së Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Kjo përmbajtje është publikuar të hënën (19 janar) në Facebook, nga një llogari me emrin “Ndryshimi Filloi”.

Cila është e vërteta?

Hibrid.info nuk ka gjetur se ka një propozim zyrtar të konfirmuar, se PDK ka propozuar Lushtakun kandidat për pozitën e presidentit.

Përmbajtja deri në momentin e trajtimit ka marrë mbi 1 mijë e 400 pëlqime dhe po aq komente.

Sipas përmbajtjes që kanë komentet e bëra në postim, mund të vlerësohet se audienca ka gjasa që ta perceptojë pretendimin si të saktë.


Hibrid.info ka shfrytëzuar makinën e kërkimit “Google” për të konfirmuar pretendimin. Pas kërkimit me fjalët “pdk propozon sami lushtakun për president të kosovës”, duke specifikuar kërkimin e përmbajtjeve të publikuara në shtatë ditët e fundit, nga rezultatet e shfaqura u vërtetua se asnjë burim kredibil nuk konfirmon diçka të tillë (shih këtu).

Nga një kërkim tjetër më fjalët “pdk president”, janë gjetur artikuj që kanë raportuar për një deklarim të Xhavit Halitit, kandidatit për deputet nga radhët e PDK-së, i cili është shprehur se posti i presidentit duhet t’i takojë PDK-së (shih këtu).


Për shkak se pretendimi lidhet me PDK-në, hibrid.info ka verifikuar faqen zyrtare të këtij subjekti politik në Facebook, duke kontrolluar postimet e publikuara ditët e fundit. Nga njoftimet e gjetura në këtë faqe, nuk rezulton të ketë informacione që do të faktonin pretendimin e trajtuar (shih këtu).

Po ashtu, në llogarinë e Sami Lushtakut në Facebook, nuk ka postime që do të mund të provonin se ai pretendon ose është propozuar të jetë kandidat për president (shih këtu).

Sami Lushtaku, si kandidat i PDK-së, u zgjodh kryetar i Skënderajt në rundin e parë të zgjedhjeve lokale, të cilat u mbajtën më 12 tetor 2025 (shih këtu).


Aktualisht pozitën e presidentes e mban Vjosa Osmani, e cila nisi detyrën më 4 prill 2021, kur edhe u zgjodh nga Kuvendi i Kosovës. Mandati i presidentit është pesë vjet, që do të do të thotë se Osmani është afër përfundimit të mandatit (shih këtu).

Zgjedhja e presidentit bëhet jo më vonë se tridhjetë ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual. Kandidati për president duhet të sigurojë nënshkrimet e të paktën tridhjetë deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Deputetët e Kuvendit mund të nënshkruajnë vetëm për një kandidat për president të Kosovës (shih këtu).

Analiza:

Pretendimi se Sami Lushtaku është propozuar nga PDK si kandidat për president, nuk mbështetet nga asnjë burim zyrtar apo kredibil.

Numri i reagimeve në postimin e trajtuar është vlerësuar si mundësi reale që audienca ta perceptojë këtë pretendim si të vërtetë.

Por, verifikimet në burime mediatike, në faqen zyrtare të PDK-së dhe në profilin e Lushtakut, tregojnë se një propozim i tillë nuk është bërë.

Andaj, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere