Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim dezinformues në Telegram se rasti “Panda” është kryer nga shqiptarët

HIBRID

Shkroi: Festim Rizanaj

Dy kanale në TelegramКОРИДОР ✞︎” dhe “БУНКЕР”, më 14 dhjetor (e diel) kanë publikuar përmbajtje ku përkujtonin vrasjen e gjashtë të rinjve serbë në kafenenë “Panda” në Pejë, pikërisht më 14 dhjetor të vitit 1998.

Këto përmbajtje pretendojnë se sulmi u krye nga “terroristët shqiptarët”: “На данашњи дан 1998. у терористичком нападу шиптарских терoриста на госте кафеа “Панда” у Пећи убијено је шест српских младића (Në këtë ditë, më 1998, në një sulm terrorist të kryer nga terroristë shqiptarë ndaj mysafirëve të kafenesë “Panda” në Pejë, u vranë gjashtë të rinj serbë).

Çka dihet për rastin “Panda”:

Rasti kishte ndodhur më 14 dhjetor 1998 në kohën kur, siç raportohet, dy persona të maskuar, hapën zjarr në kafenenë “Panda” në Pejë, duke lënë të vrarë 6 të rinj serbë (pesë gjimnazistë e një student), që të gjithë meshkuj civilë të paarmatosur: Ivan Obradoviq 15 vjeç, Vukota Gvozdenoviq 18 vjeç, Svetisllav Ristiq 17 vjeç, Zoran Stanojeviq 17 vjeç, Dragan Trifoviq 17 vjeç dhe Ivan Radeviq 25 vjeç. Organet shtetërore serbe menjëherë përmes mediave të asaj kohe kishin akuzuar UÇK-në për kryerjen e kësaj vepre kriminale.

Ndonëse autorët e këtij krimi nuk diheshin, Presidenti i atëhershëm i Republikës Federale të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq, e cilësoi këtë sulm si “krimin më monstruoz në serinë e sulmeve të bandave terroriste shqiptare”.


Deri më 28 dhjetor 2013, familjarët e të vrarëve në “Panda” kanë besuar se fëmijët u janë vrarë nga pjesëtarë të UÇK-së. Por në këtë datë, Alleksandar Vuçiq, i cili mbante pozitën e zëvendës-kryeministrit të Serbisë në atë kohë, në emisionin “Fjala e Rëndë” në televizionin në gjuhën serbe “Pink” deklaroi se nuk ka prova se krimi është kryer nga shqiptarët, siç besohej deri atëherë.

Vuçiq: “Në shumë raste ekziston një lloj omerte, një komplot heshtjeje. A e kemi zbuluar vërtet se kush i vrau fëmijët tanë? Apo do të habitemi në të ardhmen?”

Pink: “Po thoni se ata nuk ishin terroristë shqiptarë?”

Vuçiq: “Dua të them se nuk kemi prova për këtë. Përkundrazi. Dua të them se ka shumë gjëra të tmerrshme me të cilat do të duhet të përballemi. Dhe dua të them se do t’i zgjidhim këto probleme. Sepse nuk mund të jetosh me gënjeshtra, nuk mund të jetosh me mashtrim!” (këtu dhe këtu)

Dy vjet më vonë, Vuçiq, i cili ishte edhe shef i Byrosë për Koordinimin e Punës së Shërbimeve të Sigurisë gjatë kryerjes së këtij akti kriminal në Pejë më 1998, tha: “Unë jam pothuajse i sigurt në atë se çfarë ndodhi në kafenenë ‘Panda’, por nuk ka asnjë provë. Nuk jam i sigurt se autoritetet tona mund të jenë krenare për atë që bënë atëherë”. (këtu)

Kryetari i partisë politike serbe “Lëvizjes Serbe për Ripërtëritje” (SPO), Vuk Drashkoviq, thotë se sigurimi shtetëror serb në krye me Radomir Markoviq dhe përmes Millorad Ullemek, i njohur me nofkën “Llegija”, kanë kryer vrasjen e gjashtë të rinjve serbë në kafenenë “Panda” në vitin 1998 në Pejë, në mënyrë që në sytë e bashkësisë ndërkombëtare UÇK të paraqitet si organizatë terroriste. (këtu)

Ish-kreu i Sigurimit Shtetëror (Državna Bezbednost – Sigurimi Shtetëror – DB dikur ishte pjesë e MPB-së serbe, e cila atëherë kishte siguri shtetërore dhe publike), Radomir Markoviq, ka dëshmuar me prova konkrete se sulmi në kafenenë “Panda” më 14 dhjetor 1998 ishte organizuar nga “Legija”, ish-komandant i JSO-së (Jedinica za specijalne operacije – Njësia për operacione speciale). Markoviq ka treguar se urdhri për organizimin e personave nga strukturat e sigurisë për vrasjen në Pejë ka ardhur nga kreu i shërbimit të DB-së, në atë kohë në krye me Rade Markoviqin. Bazuar në këtë shkrim të gazetës “Kurir” të vitit 2014 thuhet se, duke akuzuar këta të dy njëri-tjetrin për kryerjen e krimit, po fshihet fakti se është shteti përgjegjësi kryesor për atë krim, pra DB-ja. (këtu)

Edhe pse strukturat udhëheqëse, si në Kosovë ashtu edhe në Serbi, akoma nuk i kanë gjetur kryesit e vrasjes së 6 të rinjve serbë në lokalin “Panda” në Pejë në vitin 1998, bazuar në deklaratat e mësipërme del që pretendimi se shqiptarët janë përfshirë në këtë rast është tërësisht i pabazë dhe i sajuar.


Analiza:

Nga kanalet në gjuhën serbe “КОРИДОР ✞︎” dhe “БУНКЕР” në Telegram pretendohet se më 14 dhjetor 1998, gjashtë të rinj serbë u vranë në një sulm në kafenenë “Panda” në Pejë nga “terroristët shqiptarë”.

Këtë pretendim e patën hedhur në atë kohë udhëheqësit e shtetit serb, ndër ta Millosheviq, por që asnjëherë nuk janë ofruar dëshmi për të mbështetur një pretendim të tillë. Madje, pas luftës, tash presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, në dy raste të caktuara ka mohuar që kryesit e këtij sulmi të kenë qenë shqiptarët.

Prandaj, në bazë të metodologjisë së punës, hibrid.info konkludon se këto pretendime janë të paqëndrueshme dhe vlerësohen si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere