Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Balenciaga nuk ka prodhuar “shapka me gisht në formë të shishes së plastikës”

FATBARDH DEMA

Faqet në Facebook “Origjinale” dhe “Autochthonous Shqipe” kanë publikuar sot (11 janar) një artikull me titull “Do të guxonit t’i vishnit? Çudia e radhës nga Balenciaga, shapka me gisht si shishe plastike”.

Ky artikull i postuar nga këto faqe, është publikuar në shtator të vitit 2020 nga portali i dyshimtë “goandwatch.com”. (shih këtu).

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se shtëpia e modës “Balenciaga” nuk ka krijuar “shapka me gisht si shishe plastike”. Pra, ky pretendim është i pasaktë.

Krijuesi i kësaj fotografie, stilisti rus Max Arnautov, është shprehur se kjo ide qesharake i lindi duke u bazuar në vazhdën e kreacioneve tjera të Balenciaga-s, të prodhuar si artikuj të veçantë të modës si çantat në formën e qeseve të plehrave, vathët e bërë me lidhëse e atlete të shkatërruara.

“Kur më lindi kjo ide, mendova: ‘Shumë qesharake! Por… nuk do të habitem nëse Balenciaga do të bëjë diçka të tillë me të vërtetë”, u shpreh Arnautov shkruan “DailyCapsule.com”. (shih këtu)

Stilisti rus në profilin e tij në Instagram me emrin “neondazer”, ka publikuar krijim e tij me datë me 25 gusht 2022. (shih këtu)


Vegëzat e artikullit të publikuar në Facebook nga faqet “Origjinale” dhe “Autochthonous Shqipe”:

https://www.facebook.com/origj1nale/posts/pfbid0T9MZ5iHo1bG7fHFxSvtUiY1rXmSJh5da93QdcGvjRWKShhxCTptKkCwamYAC56L5l

https://www.facebook.com/AutochthonousShqipe/posts/pfbid037E8PQDGN1cnghbNDusPz71z7iqhVAyRrSFUBMzmD7jx7HWGTi4sN9V5gPuQvXb5el


Në fotografinë e publikuar nga ky portal i dyshimtë, është edhe këngëtari me famë botërore Justin Bieber, i cili paraqitet se gjoja ka mbathur këto “shapka me gisht” nga Balenciaga.

Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se kjo fotografi është e montuar. Në fotografinë reale, Bieber ka të mbathura atlete. (shih këtu)


Për ta vërtetuar edhe më shumë se këto “shapka me gisht” nuk janë krijim i shtëpisë së modës “Balenciaga”, në ueb-faqen zyrtare të kësaj kompanie nuk është gjetur një krijim i tillë. (shih këtu)


Ky artikull me pretendimin se “Balenciaga” ka krijuar këto lloj “shapka”, është publikuar në muajin shtator edhe nga disa media online në gjuhën shqipe. (shih këtu, këtu, këtu, këtu dhe këtu)


Analiza:

Disa faqe në Facebook kanë publikuar një artikull me pretendimin se “Balenciaga” ka prodhuar disa “shapka me gisht” në formë të shishes plastike.

Ky artikull është publikuar në muajin shtator nga disa mediume online në gjuhën shqipe, të cilat këtë pretendim e kanë paraqitur si të mirëqenë.

Mirëpo, pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se kjo nuk është e vërtetë dhe se ky imazh është vetëm një krijim i stilistit rus, Max Arnautov, i cili është shprehur se kjo është vetëm një ide qesharake e tij.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere