Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Ballinë e rreme gazete e krijuar me anë të një aplikacioni

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Është publikuar një imazh me ku shfaqet ballina e një gazete me kryetitujt në gjuhën gjermane, të cilët nga përkthimi në shqip, kuptohet që pretendojnë se Albin Kurti, kryeministri i Kosovës është spiun serb dhe se komunizmi po kthehet në Kosovë.

Fotografia me emrin e gazetës “BALD” është publikuar me 9 dhjetor në TikTok, nga një llogari me emrin “bardhi_bardhi2024”.

Çka nuk shkon me këtë përmbajtje?

Kjo përmbajtje është krijuar me anë të një aplikacioni, që ka në dispozicion disa forma që duken si ballina të gazetave, në të cilat mund të ndërhyhet përmes ngarkimit të fotografive, sipas dëshirës, dhe vendosjes së tyre, duke e formësuar një imazh që duket si ballinë e një gazete.


Hibrid.info ka gjetur se e njëjta përmbajtje ishte publikuar me 12 mars të vitit 2021, nga një portal me emrin “top24.mk”.

Hibrid.info po ashtu nëpërmjet makinës së kërkimit, “Google”, ka kërkuar për informacione me fjalët “bald newspaper”. Por, rezultatet e kërkimit e kanë orientuar atë kah gazeta në gjuhën gjermane, “BILD”.

Çka do të thotë se nuk ekziston gazetë me emrin “BALD”.

Duke hulumtuar për imazhe të gazetës “BILD”, hibrid.info ka gjetur ky medium gjerman, ka format dhe dizajn të ngjashëm me gazetën që shfaqet në përmbajtjen e trajtuar (këtu).

Në bazë të gjetjeve, mund të thuhet se përmbajtja e trajtuar, është publikuar si imitim i gazetës “BILD”.

Si është gjeneruar përmbajtja e trajtuar?

Hibrid.info ka arritur të gjejë aplikacionin e përdorur nga krijuesi i kësaj fotografie. Ky aplikacion ka në dispozicion disa forma të ballinave të gazetave në dukje, ku mund të ndërhyhet përmes ngarkimit të fotografive, sipas dëshirës, dhe vendosjes së tyre, nga e cila gjenerohet imazhi që duket si ballinë e një gazete.

Hibrid.info ka gjetur se krijuesi i kësaj fotografie ka përdorur aplikacionin nga ueb-faqja me domainin e shtetit të Gjermanisë, “https://www.onlinewahn.de”, i cili është i disponueshëm në gjuhën gjermane.

Për të treguar lehtësinë e krijimit të një përmbajtjeje të tillë, hibrid.info e ka gjeneruar një përmbajtje të ngjashme me titujt në gjuhën shqipe. Shih hapat e krijimit të përmbajtjes në fotografitë më poshtë:

Lloje të tilla të aplikacioneve “Cheap fake”, kanë në dispozicion forma të ndryshme të ballinave, në të cilat lejohet të bëhen ndërhyrje, si në rastin e fotografisë së trajtuar.

Hibrid.info edhe më herët ka trajtuar një përmbajtje të ngjashme (këtu).


Analiza:

Ballina e një gazete me kryetitujt, që pretendojnë se Albin Kurti, kryeministri i Kosovës është spiun serb dhe se komunizmi po kthehet në Kosovë, nuk është reale.

Kjo përmbajtje është e  krijuar nga një aplikacion për gjenerimin e gazetave.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Mashtrim”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere