Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Publikohet video konspirative në Tik Tok rreth kuptimit të emrit “Balenciaga”

FATBARDH DEMA

Një llogari në median sociale “TikTok”, që krijon përmbajtje në gjuhën shqipe, ka dhënë disa pretendime sa i përket domethënies së emrit të markës veshmbathjeve “Balenciaga”.

Kjo llogari pretendon se fjala “Balenciaga” rrjedh nga gjuha latine, që në gjuhën shqipe ka kuptimin “Mbreti Baal”.

Baal, sipas okultizmit, përshkruhet si një mbret me zë të ngjirur me fuqinë për t’i bërë njerëzit të padukshëm dhe që sundon mbi gjashtëdhjetë e gjashtë legjione demonësh. (shih këtu)

Pas hulumtimit të bërë në makinat online të kërkimit, Hibrid.info ka gjetur origjinën e emrit të firmës së rrobave. Emri “Balenciaga” rrjedh nga mbiemri i një stilisti spanjoll dhe themeluesit të Balenciagas, Cristóbal Balenciaga Eizaguirre.


Vegëza e artikullit të publikuar në Tik Tok nga llogaria “nido1961”:


Në videon e publikuar nga llogaria “nido1961”, shkruan: “Per krejt juve që nuk e dini qa do të thotë BALENCIAGA”.

Në video, fjala “Baal enci aga” përkthehet nga gjuha latine, që në gjuhën shqipe ka kuptimin “Baali është mbreti”. (shih këtu)


Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info për domethënien e emrit të firmës së njohur “Balenciaga”, bazuar në të dhënat që ofron Wikipedia, shkruan se emri “Balenciaga” ka origjinën nga mbiemri i stilistit spanjoll dhe themeluesit të Balenciagas, Cristóbal Balenciaga Eizaguirre. (shih këtu)


Përveç në të dhënat e siguruara në Wikipedia, hibrid.info ka gjetur historinë e krijimit të kësaj kompanie të publikuar në disa platforma, ku gjithashtu qartësohet se “Balenciaga” është mbiemri i krijuesit të saj, Cristóbal Balenciaga Eizaguirre. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Një llogari në “Tik Tok” ka publikuar një video-material me pretendim se emri i firmës “Balenciaga” ka kuptimin “Mbreti Baal”, i cili përshkruhet si një mbret me fuqi për t’i bërë njerëzit e padukshëm dhe i cili sundon legjione demonësh.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se “Balenciaga” ka marrë emrin nga krijuesi i saj, Cristóbal Balenciaga Eizaguirre.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen në këtë video-material si “Teori Konspirative”.


Arsyetimi:

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato raportime mediatike të cilat shpërndajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre raportimeve është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere