Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

BE nuk ka dhënë datë se kur mund të ndodh liberalizimi i vizave

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “nowtennews.com” ka publikuar dje (3 tetor) një artikull me titull “BE konfirmon: Liberalizimi i vizave për Kosovën mund të ndodh me këtë datë”.

Pas kontrollit të fakteve të paraqitura në këtë artikull, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i sajuar, që nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Në përmbajtje thuhet se presidenca çeke në Bashkimit Evropian (BE) ka vendosur edhe zyrtarisht në rend dite diskutimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Gjatë hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë këtë artikull të publikuar me datë 30 shtator nga mediumi online “Evropa e Lirë”, i cili mban titullin “BE konfirmon: Liberalizimi i vizave në rend dite më 13 tetor”.

Pra, portali i dyshimtë “nowtennews.com” ka publikuar këtë artikull të “Evropa e Lirë”, të cilit më pas i ka vënë titull të sajuar me pretendimin se BE ka dhënë datë për liberalizmin e vizave.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “nowtennews.com”:

https://nowtennews.com/be-konfirmon-liberalizimi-i-vizave-per-kosoven-mund-te-ndodh-me-kete-date/?fbclid=IwAR0RM82vi1BcnnHrFsQWFK9Tua63744jlXgJmh8SdefPgBXMsfiLbX_qo1s

Ky artikull me titull të sajuar është shpërndarë edhe në Facebook nga faqet “Gazeta” dhe “Gazeta Ditore”, të cilat me anë të këtij postimi kanë grumbulluar numër të konsiderueshëm reagimesh e komentesh. (shih këtu dhe këtu)


Hibrid.info ka gjetur artikullin autentik të publikuar në mediumin online “Evropa e Lirë”, i publikuar më 30 shtator. (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “nowtennews.com” ka publikuar një artikull të mediumit online “Evropa e Lirë”, në të cilën thuhet se presidenca çeke e Bashkimit Evropian e ka vendosur edhe zyrtarisht në rend dite diskutimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Por, ky portal i dyshimtë, këtij artikulli i ka vënë titull të sajuar me pretendimin se “BE konfirmon: Liberalizimi i vizave për Kosovën mund të ndodh me këtë datë”.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere