Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Berisha nuk ka thënë se “ka zbuluar fakte tronditëse sa i përket ndryshimit të kufijve të Kosovës”

HIBRID

Portali i dyshimtë “news87media.com” ka publikuar një artikull me titull të pa saktë se ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha gjoja ka zbuluar fakte tronditëse sa i përket ndryshimit të kufijve të Kosovës.

Hibrid.info pasi ka analizuar faktet në këtë ka vërtetuar se titulli i vendosur në këtë tekst është i sajuar dhe nuk përputhet me përmbajtjen.

Në tekst gjendet deklarata e Sali Berishës dhënë dje (28 dhjetor) për emisionin Pressing në televizionin T7, i cili ka folur për raportin e tij me Richard Grenell, të deleguarin special të ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Gjithashtu, Berisha kishte thënë se nuk kam gjetur asnjë fakt, asnjë deklaratë e cila të dëshmojë se Richard Grenell ka qenë për projektin e ndarjes apo ndryshimit të kufijve.

Pjesë të artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “news87media.com”:

Nxehet situata, Sali Berisha zbulon faktet tronditese për ndryshimin e kufijve të Kosovës

Departamenti i Shtetit i SHBA’së u ka ndaluar hyrjen në territorin amerikan ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe anëtarëve të familjes së tij të ngushtë, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të gjerë. Kjo ndodhi në muajin maj të këtij viti.

Por a e ka angazuar Sali Berisha Richard Grenell lidhur me këtë çështje. Berisha ka folur në Pressing duke thënë se ata të dy s’kanë komunikuar ndonjëherë.

“Nuk kam gjetur asnjë fakt, asnjë deklaratë e cila të dëshmojë se Richard Grenell ka qenë për projektin e ndarjes apo ndryshimit të kufijve. Kam gjetur të kundërtën. Richard Grenell ka mohuar publikisht se ai ka qenë për këtë projekt dhe ka deklaruar se për këtë projekt ka qenë John Bolton. Kjo është gjithçka që unë di për ambasadorin Grenell“, thotë Berisha.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “news87media.com”:

https://news87media.com/1061?33&fbclid=IwAR3cnPH5tJs8trYgb-Xb4o7ugUvrZ_okDqN-TpeA_rARykfzUdkqsM8XUGo
https://news87media.com/1061?33&fbclid=IwAR3cnPH5tJs8trYgb-Xb4o7ugUvrZ_okDqN-TpeA_rARykfzUdkqsM8XUGo

Më poshtë mund të gjeni artikullin autentik të publikuar në portalin “gazetaexpress.com”:


Analiza:

Portali i dyshimtë “news87media.com” ka publikuar një artikull të cilit i ka vendosur titull të rremë, i cili nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Pas analizës së kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere