Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Video-materiali nuk e paraqet Putinin në funeralin e Prigozhin

HIBRID

Disa faqe në Facebook dhe rrjetin social X (ish Twitter) kanë publikuar një video-material me pretendimin se presidenti rus Vladimir Putin kishte marrë pjesë në funeralin e Yevgeny Prigozhin, ish liderit të grupit mercenary “Wagner”.

Në video-materialin e shpërndarë në mediat sociale shihet presidenti rus duke vendosur lule në një arkivol, duke përshëndetur njerëzit dhe duke bërë respekt mbi një arkivol të hapur përpara se  përfundimisht të hyjë në limuzinën e tij. Në sekondat e fundit të videos, Putini shihet duke u larguar i vetëm.

Pas kontrollit të fakteve nga Reuters është gjetur se video materiali nuk tregon Putinin në funeralin për Prigozhin. (këtu)

Vegëzat e video materialit të publikuar në Facebook dhe X (ish Twitter):

https://www.facebook.com/edafe.oghenebrume/posts/pfbid0dMqj82vqkrZkwGkLsMfRd2bp9kvL3sa2Z3eayMx5jeJViHLfQTZSPJqMKuSzYsYZl

https://www.facebook.com/tunde.dng/videos/649684030269152/


Një video e vitit 2013 e Vladimir Putinit në memorialin e ish-trajnerit të tij të xhudos, Anatoly Rakhlin, është rishfaqur në mediat sociale, me përdoruesit që pretendojnë në mënyrë të rreme se tregon presidentin rus që merr pjesë në funeralin e shefit të Wagner, Yevgeny Prigozhin.

Një klip i postuar në kanalin YouTube me emrin “EpsilonNewsNetwork” më 10 gusht 2013, i titulluar “Putin tregon respektin e tij për mentorin e ndjerë Rakhlin” (këtu) ka të njëjtat pamje si në pretendim. Si fakt ilustrues, Putini mund të shihet pranë arkivolit në sekondën e 28-të në videon në YouTube dhe në të 16-tën në video materialin e publikuar në mediat sociale. Më pas ai mund të shihet duke ecur i vetëm në 1:18 në videon në Youtube dhe sekondën e 42-të në videon e publikuar në mediat sociale.

Për më tepër, në media ishte raportuar para funeralit të Prigozhin se Putin nuk do të ishte i pranishëm. (këtu)

Udhëheqësi mercenar rus Prigozhin u varros në një varrezë në periferi të Shën Petersburgut më 29 gusht, gjashtë ditë pasi u vra në një aksident avioni.

Rakhlin, i cili ishte trajner i Putinit në Xhudo për 15 vjet, vdiq në moshën 75-vjeçare më 7 gusht 2013, (këtu). Faqja zyrtare e Kremlinit postoi fotografi të Putinit nga ajo që e quajti “ceremoni e lamtumirës” për Rakhlin (këtu).


Analiza:

Video-materiali i shpërndarë në rrjetet sociale nuk e paraqet Putinin në funeralin e Prigozhinit.

Video materialit është i vitit 2013, ku Putin kishte marrë pjesë në funeralin e trajnerit të tij të xhudos, Rakhlin.

Bazuar në metodologjinë e punës, ky pretendim vlerësohet si “dezinformatë”.


Vlerësimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere