Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Ende nuk është vendosur për zhvillimin apo shtyrjen e ndeshjes futbollistike Kosovë-Izrael

FESTIM RIZANAJ

Disa portale informative kanë publikuar një artikull sot (9 tetor) me pretendimin në titull se është shtyrë ndeshja futbollistike në mes Kosovës dhe Izraelit.

Edhe pse në titull pretendohet që ndeshja Kosovë-Izrael që pritet të zhvillohet me 15 tetor, është shtyrë, në njoftimin e UEFA-s thuhet se do të pritet edhe disa ditë për të vlerësuar nëse ndeshja mund të luhet në datën e planifikuar apo do të duhet të shtyhet.

Vegëzat e artikujve të publikuar në disa portale informative:

https://gazetainfokus.com/shtyhet-kosove-izrael-uefa-merr-vendimin-per-vendin-qe-ka-hyre-ne-lufte/?fbclid=IwAR0_AyyEsC2em-CrVg6ZoIxspjtTxIfDnmr4KUM9IxKXAhphyn7OD0mxS1Y

https://www.gazetatema.net/sport/uefa-shtyn-ndeshjen-kosove-izrael-i409965?fbclid=IwAR0kzX-TAFRuI4b9oXU63vcmIKOGQs5v_KY1aaVM_vGZkJ2bvs1TLwaPrYU


Në njoftimi e UEFA-së, të publikuar pas situatës së sigurisë aktuale në Izrael, bëhet e ditur se është vendosur të shtyhen të gjitha ndeshjet e planifikuara të zhvillohen në Izrael në dy javët e ardhshme.

Ndërkaq, lidhur me ndeshjet kualifikues për evropianin 2024 e planifikuara të zhvillohet më 15 tetor, ndwrmjet Kosovws dhe Izraelit, UEFA rezervon edhe disa ditë për të vlerësuar nëse ndeshjet do të zhvillohen apo shtyhen. (këtu)


Analiza:

Pretendimi në titull i disa mediave se ndeshja kualifikuese për evropianin 2024, në mes Kosovës dhe Izraelit, e planifikuar të zhvillohet më 15 tetor në Prishtinë, është shtyrë është i paqëndrueshëm.

UEFA ka bërë të ditur se i duhet edhe disa ditë për të vlerësuar nëse do të shtyhet ndeshja e planifikuar të zhvillohen më 15 tetor ndërmjet Kosovës dhe Izraelit.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si “dezinformatë”.


Vlerësimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere