Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet pa prova se shqiptarët janë përgjegjës për dëmtimin e varrezave ortodokse serbe në Rahovec

HIBRID

Shkroi: Festim Rizanaj

Më 12 qershor 2025, llogaria Serbian Spirit në platformën X publikoi pretendimin se të shtunën e kaluar (7 qershor) varrezat ortodokse serbe në Rahovec janë dëmtuar për herë të pestë brenda një muaji nga shqiptarët.

Sipas postimit, askush nuk është ndjekur penalisht për këto akte dhe “as të vdekurit nuk mund të gjejnë paqe”.

Çka dihet lidhur me këtë ngjarje?

Pas verifikimit nga hibrid.info, është konstatuar se autorët e këtij akti nuk janë të njohur, përkundër pretendimit se pas sulmeve qëndrojnë shqiptarët.

Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info u gjet se lidhur me këtë rast kishte raportuar mediumi në gjuhën serbe në Kosovë “radiokim.net” me datë 7 qershor. Në këtë artikull nuk përmendet decidivisht se vepra u krye nga shqiptarët, por se sipas këtij mediumi “Muajin e fundit, pesë kryqe u thyen në varrezat ortodokse në Rahovec, konfirmuan serbët nga ky qytet të cilët vizituan varret e paraardhësve të”.

Në këtë artikull thuhet se për këtë rast, prifti Milan Stanojević ka njoftuar Policinë e Kosovës.

“Policia kreu një hetim në vendngjarje, mori deklarata nga unë dhe një banor tjetër vendas dhe deri më tani nuk kemi marrë asnjë reagim”, tha ai për media.

Në raportin 24 orësh të lëshuar nga Policia e Kosovës (7 qershor), nuk përmendet ky rast. (shih fotografinë më poshtë)

Raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës i datës 7 qershor

Kjo nuk është hera e parë që pretendohet se dëmtimi i varrezave serbe në Kosovë po kryhet nga shqiptarët. Hibrid.info ka trajtuar disa pretendime të ngjashme që janë ngritur pa fakte nga mediume në gjuhën serbe, por edhe zyrtarë serbë. (shih këtukëtukëtu dhe këtu)


Analiza:

Përmes një postimi në X, u pretendua se më 7 qershor shqiptarët kishin dëmtuar dhe përdhosur varrezat ortodokse serbe në Rahovec. Pas verifikimit të kryer nga hibrid.info, u konstatua se ky pretendim nuk mbështetet në fakte dhe nuk ofrohet asnjë provë që vërteton përfshirjen e shqiptarëve në këtë incident.

Për këtë rast, më 7 qershor kishte raportuar edhe mediumi serb në Kosovë “radiokim.net”, ku sulmin e paraqet si pjesë e një “serie sulmesh” ndaj varrezave serbe në Rahovec, por pa përmendur kryes konkretë. Ndërsa në raportin 24 orësh të lëshuar nga Policia e Kosovës (7 qershor) nuk përfshihet kjo ngjarje.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson pretendimin e publikuar në X si “Teori Konspirative”.


Arsyetimi:

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato përmbajtje informative të cilat në vete përmbajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre përmbajtje është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere