[email protected]
Bill Gates nuk ka thënë se baret e restoranet do të mbyllen deri më 2022
shape
shape
shape

Portali “GazetaExpress.com” ka publikuar një artikull me titull “Bill Gates: Kafenetë dhe restorantet mund të mbyllen deri në fund të vitit 2022”.

Ky artikull përmban titull të rremë, pasi miliarderi amerikan Bill Gates thotë se restoranet dhe baret do të qëndrojnë të mbyllura deri sat të kalohet kjo valë e virusit Korona, por pa përcaktuar kohë dhe datë të caktuar.

Në fakt Gates gjatë një interviste për CNN ka vlerësuar se bota nuk do të kthehet në normalitet deri para vitit 2022, por nuk thënë se bizneset e gastronomisë do të mbyllen tërësisht edhe për 1 vit (deri në vitin 2022), ashtu siç pretendohet në titullin e artikullit të publikuar nga GazetaExpress.com.

Teksti i artikullit të publikuar në GazetaExpress.com:

Bill Gates: Kafenetë dhe restorantet mund të mbyllen deri në fund të vitit 2022

Miliarderi amerikan Bill Gates beson se kthimi në jetën normale është më larg sesa njerëzit presin, pavarësisht nga fakti që vaksina kundër COVID-19 është aprovuar për përdorim të gjerë në Shtetet e Bashkuara.

Edhe pse vetë Gates e pranon se deri në verën e vitit 2021 duhet të jemi më afër kthimit në gjendje normale sesa tani, ai përsëri beson se nuk presim një kthim në jetën e vërtetë normale para vitit 2022.

“Nëse nuk ndihmojmë vendet e tjera të heqin qafe sëmundjen dhe të shohin vaksinime të mëdha në Shtetet e Bashkuara, rreziqet e përsëritjes së sëmundjes do të mbeten të mundshme,” u shpreh ai për CNN.

Gates gjithashtu beson se tubimet e mëdha publike gjithashtu duhet të mbeten të ndaluara, ashtu si shumica e kafeneve dhe restoranteve./abcneës.al

Vegëza e artikullit të publikuar në “GazetaExpress.com”:

https://www.gazetaexpress.com/bill-gates-kafenete-dhe-restorantet-mund-te-mbyllen-deri-ne-fund-te-vitit-2022/


Gates beson se bota nuk do të kthehet tërësisht në normalitet para vitit 2022. Ndërsa parasheh se deri në kalimin e kësaj vale të pandemisë, tubimet publike do të bëhen duke i respektuar masat mbrojtëse  e për gastronomi thotë se do të ndalen së funksionuari, por pa përmendur afat të caktuar dhe jo deri në vitin 2022. Gjithashtu, kur ka folur për bare dhe restorane, ka pasur parasysh ato brenda SHBA-ve, dhe për më tepër, ka thënë jo të gjitha do të mbyllen, por një shumicë e tyre. Ndërsa konteksti kohorë që i është referuar Gates për këtë mbyllje ka qenë nga 4 deri në 6 muajt e ardhshëm.

Deklarata e Bill Gates përkthyer dhe e përshtatur në shqip:

“Baret dhe restoranet, në shumicën e shteteve, do të mbyllen, në vazhdohet me këtë trend. Vendimi për shkollat është më i komplikuar, sepse përfitimi është më i lartë dhe transmetimi i virusit është më i vogël se sa në bare e restorane. Dhe kjo duhet të bëhet sepse kërkohet që në 4 deri në 6 muajt e ardhshëm, pritet që ta bëjmë më të mirën. Në verë do të ketë situatë shumë më normale sesa që e kemi tani. Por edhe në fillim të vitit 2022, shkaku që shumë shtete nuk do të vaksinohen, ndikimit në ekonominë globale… Por shpresoj që brenda 18 muajve, nëse e menaxhojmë siç duhet, do të mund të kthehemi tërësisht në normalitet”.

Vegëza e deklaratë së Gates në intervistën në CNN:


Analiza:

Artikulli i publikuar nga “GazetaExpress.com” përmban titull të rremë që nuk përputhet me tekstin. Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, ky shkrim kategorizohet si “dezinformatë” dhe “clickbait”.


Arsyetimi:

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others