[email protected]
Ahmeti nuk ka folur për koalicionin LDK-PDK në Prishtinë
shape
shape
shape

Portali “Periskopi.com” ka publikuar një artikull me titull “Ahmeti për koalicionin LDK-PDK në Prishtinë: Edhe një vijë e kuqe u shkel”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, ku është vërtetuar se titulli nuk i përgjigjet përmbajtjes, pasi aty bëhet e ditur se ish-kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka reaguar në profilin e tij zyrtar në Twitter për koalicionin ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Pra, Ahmeti nuk ka folur rreth koalicionit në Prishtinë ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës, siç pretendohet në titullin e këtij artikulli.

Pjesë nga artikulli i publikuar në “Periskopi.com”:

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka komentuar koalicionin e arritur mes LDK-së dhe PDK-së në Prishtinë.

Ahmeti përmes një cicërime në Twitter tha se me këtë marrëveshje është shkel edhe një vijë e kuqe, megjithkëtë thotë se ky koalcion është një përparim në politikë.

“Edhe një vijë e kuqe u shkel. Pa keqkuptime mendoj se koalicioni VV-PDK është përparim në politikë. Ama ka qenë kufi i trashë për tu kaluar”, shkroi Ahmeti.

Vegëza e artikullit të publikuar në “Periskopi.com”:

https://www.periskopi.com/ahmeti-per-koalicionin-ldk-pdk-ne-prishtine-edhe-nje-vije-e-kuqe-u-shkel/?fbclid=IwAR3h0y3qJHfBadk7uM78tBAzHR0DC9A14VC7czGR0owThWLDV6vgWCA6ezI

Ahmeti në profilin e tij zyrtar në Twitter kishte shkruar “Edhe një vijë e kuqe u shkel.  Pa keqkuptime mendoj se koalicioni VV-PDK është përparim në politikë.  Ama ka qenë kufi i trashë për tu kaluar! (shih këtu).


Artikulli i njëjtë me titull dhe përmbajtje jo të saktë është publikuar edhe në disa media tjera në Kosovë (Lajmi.net dhe Botasot.info). Por pas hulumtimit të hibrid.info, shihet se koha e publikimit të tyre është më e vonshme se ajo e “Periskopi.com”. (shih këtu dhe këtu).


Pra, bazuar në makinën e kërkimit “Google.com”, del që portali i parë që ka publikuar këtë artikull është “Periskopi.com”. 

Tashmë është bërë zyrtare se VV dhe PDK kanë arritur të bëjnë koalicion në Komunën e Gjilanit, dhe duke u nisur nga ky fakt, vërehet qartë se ish-kryetari i Komunës së Prishtinës këtë “cicërimë” në Twitter e ka thënë për Gjilanin.

Vegëzat e disa mediave në Kosovë që kanë raportuar për koalicionin ndërmjet VV-së dhe PDK-së në Gjilan mund t’i gjeni këtu dhe këtu.


Analiza:

Portali “Periskopi.com” ka publikuar një reagim të Shpend Ahmetit, i cili në profilin e tij zyrtar në Twitter kishte deklaruar rreth koalicionit ndërmjet VV-së dhe PDK-së, e cila ka ndodhur në Gjilan.

Ndërsa ky portal në titullin dhe përmbajtjen e këtij artikulli ka bërë pretendim të pa saktë se Ahmeti ka reaguar për koalicionin në Komunën e Prishtinës ndërmjet LDK-së dhe PDK-së.

Pas analizës së kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others