Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Rishikimi i javës: Narrativa serbe e ruse për licencimin e guidave turistike, përmbajtje e paverifikuar për ligjin për shtetësinë

FESTIM RIZANAJ

Gjatë periudhës 27 korrik – 1 gusht, përmbajtjet e identifikuara në kuadër të çrregullimit informativ u publikuan kryesisht në rrjetet sociale dhe uebfaqe të mediave, duke trajtuar tema që lidhen me ngjarje të ndryshme aktuale, zhvillime politike dhe çështje që prekin komunitetin serb në Kosovë.

Në Facebook dhe TikTok u publikuan përmbajtje që trajtonin tema si aksidentet tragjike, marrja e shtetësisë së Kosovës nga pjesëtarë të komunitetit serb, zhvillimet në politikën lokale dhe deklaratat e politikanëve, si dhe Gjykata Speciale në Hagë dhe rasti i Hashim Thaçit. Disa prej këtyre përmbajtjeve u publikuan nga faqe dhe llogari në rrjetet sociale, ndërsa raste të tjera u shpërndanë përmes uebfaqeve të mediave online, përfshirë Reporteri.net dhe Lajmi.net.

Ndërkohë, narrativat serbe dhe ruse u përhapën përmes reagimeve të zyrtarëve serbë, Kishës Ortodokse Serbe dhe mediave serbe e ruse në gjuhën serbe. Temë kryesore ishte licencimi i guidave turistike në Kosovë, i cili u paraqit në mënyrë të shtrembëruar si një masë që synon kufizimin e pelegrinazheve, dobësimin e lidhjeve të serbëve me manastiret ortodokse dhe “shuarjen e identitetit serb” në Kosovë.

Clickbait

Publikohet një imazh me mbishkrimin “E dhimbshme sa s’ka më! Katër të rinj vdesin tragjikisht në aksident” Përmbajtja në këtë formë është publikuar të hënën (27 korrik) në Facebook, nga faqja me emrin “Gazeta Minuti”. Në mbishkrim nuk sqarohet vendi se ku ka ndodhur ngjarja e raportuar. Përmbajtja e paraqitur në këtë mënyrë, mund të krijojë përshtypjen se lajmi ka ndodhur në vendin tonë. Megjithatë, pas hapjes së artikullit kuptohet se ngjarja nuk ka ndodhur në Kosovë, por në Liverpool, në Mbretërinë e Bashkuar. (këtu)

Përmbajtje e paverifikuar

Janë publikuar përmbajtje me mbishkrimin ku pretendohet se 5 mijë qytetarë të komunitet serb marrin çdo ditë shtetësinë e Kosovës. Pretendimi është paraqitur me anë të një video-materiali, ku shihet e dëgjohet një opinionist teksa bën deklaratën me këtë pretendim në një intervistë të publikuar më 20 korrik në televizionin “A2 CNN” në gjuhën shqipe. Opinionisti Lulzim Veliu nuk ka paraqitur të dhëna apo dëshmi që e konfirmojnë këtë pretendim, ndërsa publikuesi i përmbajtjes nuk ka sqaruar se bëhet fjalë për një deklaratë të opinionistit, duke e paraqitur atë si një fakt të konfirmuar. (këtu)

Manipulim i fakteve

Janë publikuar përmbajtje me tituj në të cilët është paraqitur një deklaratë e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhikut, lidhur me kryetarin e Prishtinës, Përparim Ramën, ku pretendohet se ai ka deklaruar se Rama “ka gabuar rëndë”. Artikuj me këtë pretendim janë publikuar të enjten (30 korrik) në uebfaqet e mediave si “Reporteri.net” dhe “Lajmi.net”. Këto tekste janë publikuar si postime edhe në faqet në Facebook të të dy mediave. Në të dy këta tituj, deklarata e Abdixhikut, të cilës i referohen, nuk është paraqitur e plotë. Pas hulumtimit u konfirmua se Abdixhiku e ka përdorur shprehjen “ka gabuar rëndë” në raport me Përparim Ramën, por në formë kushtëzuese, duke thënë se kjo do të vlente nëse Rama do të ishte përfshirë në këtë proces. (këtu)

Të premten (31 korrik )janë publikuar përmbajtje me pretendimin se Donald Trump, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Marco Rubio, sekretari i Shtetit me anë deklarimeve publike, kanë sulmuar Gjykatën Speciale në Hagë dhe kanë paralajmëruar shkatërrimin e saj, duke e lidhur këtë me rastin e Hashim Thaçit. Përmbajtjet e publikuara me këtë pretendim janë hasur në Facebook në llogaritë me emrat “Fitim ÇeKu” dhe “Flamur Ballazhi” si dhe në TikTok në llogarinë me emrin “perspektivapolitike”. Në deklaratat e Trump dhe Rubio është përmendur Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC), e cila është një institucion tjetër nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ku po zhvillohet procesi ndaj Thaçit. (këtu)

Narrativat serbe dhe ruse

Zbatimi i rregullave të reja për licencimin e guidave turistike në Kosovë është shndërruar në një tjetër pikë të retorikës politike të Beogradit kundër Kosovës. Përmes reagimeve të zyrtarëve serbë, Kishës Ortodokse Serbe dhe mediave serbe e ruse në gjuhën serbe, një masë ligjore për licencimin e udhërrëfyesve turistikë po paraqitet si përpjekje për “shuarjen e identitetit serb”, kufizimin e pelegrinazheve dhe dobësimin e lidhjeve të serbëve me manastiret ortodokse në Kosovë. (këtu)

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere