Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Blici serb pretendon pa fakte se Veton Surroi do të jetë lideri i ardhshëm politik i Kosovës

HIBRID

Media serbe “Blic.rs”, më 2 janar, ka publikuar një artikull përmes së cilit pretendohet, pa fakte, se lideri i ardhshëm politik në Kosovë, mund të jetë publicisti Veton Surroi.

Në titullin e këtij artikulli shkruan se “lider i ardhshëm nuk do të jetë as Kurti e as Osmani, por dikush tjetër që është i preferuari i presidentit të zgjedhur amerikan, Joe Biden”.

Mirëpo, ajo që pretendohet në titull, nuk është se argumentohet në përmbajtje. I gjithë ky artikull, pretendimin për këtë pohim e mbështetë vetëm te plani Biden për Kosovën të publikuar në programin zgjedhor që e quante si “Vizioni i Joe Biden për marrëdhëniet e SHBA-ve me Shqipërinë e Kosovën”, në të cilin gjendet edhe një citat i Veton Surroit. Në pikën e parë të këtij vizioni, Joe Biden kishte cituar publicistin Veton Surroi, kur ai ka folur për gatishmërinë që ka treguar Biden për t’iu përgjigjur kërkesave të Kosovës që nga fillimi i viteve të ’90.

Pjesa e artikullit të blic.rs ku filtet për citimin e dokumentit të Biden:

Si u ngrit Surroi në qendër të vëmendjes, njeriu që refuzoi dekoratën nga Hashim Thaçi tre vjet më parë? “Fajtori” është dokumenti “Vizioni për marrëdhëniet me Shqipërinë dhe Kosovën”, i cili u publikua dy muaj më parë, gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Në fillim të radhës, u gjet emri i Veton Surroit. Veton Surroi, një ish politikan dhe negociator i Kosovës për pavarësinë e Kosovës, tha për z. Biden: “Ai ishte një djalë në Uashington që duhet ta kishim ftuar, madje edhe në fillim të viteve 1990”.

Vegëza e artikullit në blic.rs:

https://www.blic.rs/vesti/politika/kraj-ovk-koalicije-ni-kurti-ni-vljora-osmani-ako-se-pita-bajden-evo-ko-bi-mogao-da/kjd0mbn


Dokumenti i publikuar gjatë fushatës elektorale për President në SHBA, nga ish-kandidati Joe Biden, nuk paraqet fakt të mjaftueshëm për të bërë një pretendim siç është bërë në artikullin e mediumit serb-Blic.

Publikimi i dokumentit “Vizion i Joe Biden për marrëdhëniet e SHBA-ve me Shqipërinë e Kosovën” në disa media kosovare, në tetor të vitit të kaluar:

https://klankosova.tv/ky-eshte-vizioni-i-joe-biden-per-marredheniet-shba-kosove-dokument/

https://gazetablic.com/ky-eshte-vizioni-i-joe-biden-per-kosoven/

Lajmi i cili paraqitet në titullin e këtij artikulli, përveç këtij aludimi, nuk argumentohet me asnjë fakt tjetër. Artikulli tutje është ndërtuar edhe me disa opinione të ish-gazetarit Fatmir Sheholli, i cili nuk jep asnjë fakt rreth asaj që pretendohet.


Analiza:

Ky artikull i mediumit serb “blic.rs”, përmban një lajm të paargumentuar. Në kuadër të artikullit është përdorur një fakt, por i cili nuk ndërlidhet me pretendimin e bërë përmes titullit. Pjesa tjetër e artikullit është vetëm interpretim i një pretendimi të rremë të bërë nga mediumi. Gjithashtu, fakti i paraqitur në këtë artikull (Vizioni i Biden për Marrëdhëniet e SHBA-ve me Shqipërinë e Kosovën) është manipuluar nga autori, për të dhënë një përfundim spekulativ. Për këtë arsye, në bazë të metodologjisë së hartuar nga hibrid.info, ky artikull kategorizohet si “Manipulim i Fakteve” dhe “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato raportime mediatike që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta.

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

(hibrid.info)

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere