Të fundit | Stërvitjet e KFOR-it paraqiten pabazë si përgatitje për trazira në Kosovë Të fundit | Nuk është e vërtetë se nga 7 shtatori shtetasit e Shqipërisë duhet të kenë… Të fundit | Videoja e vjetër nga Indonezia paraqitet rrejshëm si gjendje e rrugëve në K… Të fundit | Rikthehet narrativa e pabazë se bashkëpunimi Kosovë–Shqipëri–Kroaci përbën… Të fundit | Imazhi i pretenduar i Albin Kurtit me Lidija Sokoloviq, i gjeneruar nga IA Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme dhe të pabazuara për figurat politik… Të fundit | Fenomeni “Pink Slime”: Kur faqet që paraqiten si media u japin përmbajtjeve… Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes
[ ARTIKULLI ]

Flamuri i vendosur te rrethi në Prishtinë nuk ishte i komunitetit LGBTIQ+

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

“Flamuri i LGBT-së valon në Prishtinë më pas largohet nga Policia e Kosovës”, mban përshkrimin një video e publikuar në Facebook.

Videoja me këtë pretendim u publikua me 28 prill nga faqet “Insajder”, “TV Papirus” dhe “Gazeta Momenti”.

E vërteta?

Pas verifikimit të fakteve nga platforma Hibrid.info, u vërtetua se ky pretendim është i pasaktë.


Pas hulumtimit të kryer online, hibrid.info vërtetoi se pretendimi i bërë nga faqet e lartcekura është i pasaktë. Flamuri në fjalë nuk kishte lidhje me komunitetin LGBTIQ+.

Në fakt, bëhej fjalë për një instalacion artistik të vendosur nga Instituti Friedrich Ebert Stiftung në Prishtinë, me rastin e Ditës Botërore të Përkujtimit të Punëtorëve, që shënohet më 28 prill. (këtu)

Njoftimi i plotë:

Sot, në Ditën Botërore të Përkujtimit të Punëtorëve (28 Prill), në qendër të Prishtinës, zëvendësuam Flamurin Kombëtar me një jelek pune.

Ky jelek është një simbol universal i të gjithë punëtorëve: të ndërtimit, policëve, punëtorëve të rrugëve, dhe shumë të tjerëve. Me këtë akt, kujtojmë dhe nderojmë të gjithë ata që kanë humbur jetën në vendin e punës dhe në kushte të rënda pune.

Instalacioni 08:00 – 16:00, vepër e artistit Arianit Beqiri, është një thirrje për reflektim dhe për të menduar për sigurinë, jetën dhe dinjitetin e çdo punëtori.


Analiza:

Përmes një videoje të publikuar në Facebook u pretendua se flamuri i komunitetit LGBTIQ+ ishte vendosur në qendër të Prishtinës dhe më pas ishte larguar nga policia.

Pas verifikimit nga Hibrid.info, u vërtetua se ky pretendim është i pasaktë. Në fakt, bëhej fjalë për një jelek pune i vendosur si instalacion simbolik nga Instituti Friedrich Ebert Stiftung, në nderim të punëtorëve për Ditën Botërore të Përkujtimit të Punëtorëve.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Përmbajtje e paverifikuar” dhe “Dezinformatë”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere