Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Publikohet si aktual, lajmi i vjetër për dhurimin e shtatë dronëve nga ShBA-ja për Policinë e Kosovës

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Është publikuar një imazh me mbishkrimin që pretendon se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë dhuruar shtatë dronë për Policinë e Kosovës.

Kjo përmbajtje është publikuar dje në TikTok nga llogaria me emrin “rejas04”.

Çka nuk shkon me përmbajtjen?

Hibrid.info ka gjetur se përmbajtja është e saktë, por që informon për një ngjarje të ndodhur vitin e kaluar, gjë e cila nuk bëhet e ditur në këtë publikim.


Në bazë të komenteve të postuara në këtë publikim, hibrid.info vlerëson se ky informacion mund të merret si aktual nga audienca.

Duke qenë se imazhi duket të jetë publikuar nga mediumi online “indeksonline.net”, hibrid.info ka hulumtuar publikimet e këtij mediumi.

Gjetjet e hibrid.info tregojnë se “indeksonline.net” e ka publikuar imazhin në fjalë, më 11 tetor të vitit 2023.


Hibrid.info ka hulumtuar edhe përmes makinave të kërkimit, duke gjetur disa artikuj të publikuar edhe nga mediat e tjera në gjuhën shqipe, që tregojnë se kjo ngjarje ka ndodhur vitin e kaluar (shih këtu, këtu dhe këtu).


Analiza:

Pretendimi se ShBA-ja ka dhuruar shtatë dronë për Policinë e Kosovës, është i saktë.

Por, ngjarja ka ndodhur në vitin e kaluar, gjë e cila nuk bëhet e ditur në përmbajtjen e trajtuar.

Çka do të thotë se kjo ngjarje e vjetër në këtë rast, është munduar të paraqitet si aktuale. Andaj bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Dezinformatë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere