Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Çka përfshin edukimi mbi median dhe informacionin?

GENTIANA PAçARIZI

Edukimi mbi median dhe informacionin (EMI) përfshin një grup shkathtësish të nevojshme për secilin qytetar për të ndërvepruar me median dhe informacionin, duke pranuar me një qëndrim kritik informacionet dhe ngjashëm, duke kontribuar në këtë hapësirë në mënyrë të përgjegjshme dhe etike. Po ashtu, i gjithë ky ndërveprim, i lehtësuar nga edukimi medial, kontribuon në një shoqëri demokratike të liruar nga gjuha e urrejtjes, diskriminimit dhe fenomenet e tjera negative.

Më poshtë mund t’i lexoni disa nga këto shkathtësi:

Edukimi mbi median dhe informacionin

Një grup kompetencash për të kërkuar, vlerësuar në mënyrë kritike, përdorur dhe kontribuar mençur në përmbajtjen e mediave dhe informacionit.

Njohuri për të drejtat online.

 Të kuptuarit se si të luftohet gjuha e urrejtjes online.

Të kuptuarit e çështjeve etike që lidhen me qasjen dhe përdorimin e informacionit.

 Aftësi për t’i përdorur mediet dhe TIK për ta promovuar barazinë, shprehjen e lirë, dialogun ndërkulturor dhe ndërfetar, paqen etj.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere