Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Videot me IA, audiencë dhjetëramilionëshe – përdoruesit i marrin si të mirëqena

FATBARDH DEMA

Një faqe me emrin “TE VDESESH SE QESHURIT” në Facebook po gjeneron miliona shikime në videot të gjeneruara plotësisht nga inteligjenca artificiale (IA). Videot po marrin po ashtu mijëra komente, e në bazë të një pjese të konsiderueshme prej tyre, vërehet se përdoruesit i konsiderojnë përmbajtjet si të mirëqena.

Publikimet janë kryesisht për tema sociale, nxisin emocione e edhe debate mes komentuesve. Në disa raste publikimet nuk kanë shpjegim se janë krijuar me IA, ndërsa ka raste kur ato kanë të shtuar në fund edhe përshkrimin se përmbajtjet janë të krijuara me ndihmën e inteligjencës artificiale. Sipas faqes, këto publikime janë krijuar për qëllime informative dhe argëtuese (shih këtu).

Në shumë prej videove bëhet thirrje për reagime nga përdoruesit.

Shembuj:


Një nga to paraqet një fëmijë teksa kryen një punim në një pemë. “Tash e 2 muaj jam tu punu në të, por askush se pëlqeu, nese sju pengon vetem pak inkurajim do doja prej jush, më thuani bravo” është përshkrimi që shfaqet në video. Kjo përmbajtje ka gjeneruar më shumë se 6600 komente. Në mesin e tyre vërehet se ka njerëz që e kanë marrë si të mirëqenë pretendimin, ndërsa ka edhe komentues që kanë thënë se e kuptojnë që është IA. Pas verifikimit nëpërmjet platformës për verifikim të përmbajtjeve me IA, “Hivemoderation” rezulton se përmbajtja është e gjeneruar me IA.


Në një rast tjetër është thënë se historia nuk paraqet persona apo ngjarje reale. Videoja për kinse rrëfimin e një burri për ndarje nga bashkëshortja sepse nuk ia donte nënën, ka marrë rreth 2 milionë shikime. Në përshkrim të videos, faqja shtron edhe pyetje, të cilave u përgjigjen komentuesit.  Përmbajtja ka marrë rreth 3200 komente e më shumë se 23 mijë pëlqime.

Faqja ka të paktën 10 postime që kanë gjeneruar nga më shumë se një milion shikime secila.

Prej tyre, katër nuk e kanë të shkruar fare se janë të gjeneruara me IA. Por edhe ato që e kanë këtë përshkrim në fund të përmbajtjes, kanë gjeneruar komente që lënë të kuptohet se e kanë marrë si të mirëqenë videon (shih këtu)

Faqja ka të publikuara dhjetëra video të ngjashme, që kanë gjeneruar miliona shikime të tjera bashkë.


Çka është engagement bait?

“Engagement bait” është një teknikë që përdoret në rrjete sociale për të nxitur artificialisht reagime si pëlqime, komente apo shpërndarje. Kjo bëhet përmes thirrjeve të drejtpërdrejta si “bëj like nëse pajtohesh”, “komento PO ose JO” apo duke bërë pyetje të drejtpërdrejta. Qëllimi është të rritet dukshmëria e përmbajtjes në algoritme, jo domosdoshmërisht të ofrohet informacion i vlefshëm (këtu).

Hibrid.info u bën thirrje lexuesve që të mos bien pre e përmbajtjeve të këtij lloji. Është e rëndësishme që përdoruesit të tregojnë kujdes ndaj materialeve që nxisin emocione të forta dhe kërkojnë ndërveprim, pasi ato mund të jenë pjesë e strategjive që synojnë të rrisin në mënyrë artificiale dukshmërinë dhe ndërveprimin, duke e shtrembëruar mënyrën se si përdoruesit i perceptojnë dhe ndërveprojnë me përmbajtjen në rrjetet sociale.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere