Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Titulli dhe fotografia lejnë të kuptohet se viktima 2 vjeçare është nga Kosova

HIBRID

Portali “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me titull “Humb jetën nga Covid-19 një 2 vjeçare”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, rezulton që me këtë titull të vendosur, ky portal ka pas tendencë të dezinformimit të lexuesve, pasi ngjarja ka të bëjë me shtetin e Italisë.

Duke pasur parasysh se ky portal është në gjuhën shqipe dhe shumicën e lexuesve i ka kosovarë, një titull i tillë përgjithësues, shumë lehtë mund t’i dezinformojë lexuesit duke aluduar se ngjarja ka ndodhur në Kosovë.

Gjitashtu, ky artikull përmban fotografi jo adekuate në të cilën shihet një pjesë nga baneri që shkruan në gjuhën shqipe “Ambulanca për Coronavirus” që gjendet në Qendrën Klinike Universitare.

Pjesë nga artikulli i publikuar në “Kosova-sot.info”:

Italia për shkak të përhapjes së variantit të Omicron, javët e fundit ka shënuar një numër të madh të infektuarish me Covid.

Së fundmi si pasojë e Covid ka humbur jetën një 2 vjeçare e cila një ditë më parë ishte shtruar në spitalin e Romës.

Mediat vendase bëjnë me dije se vogëlushja nga Catanzaro u transportua me një C-130J të Forcave Ajrore në Ciampino, po nuk ja ka dalë që të mbijetojë.

Vegëza e artikullit të publikuar në “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/597966/humb-jeten-nga-covid-19-nje-2-vjecare/


Hibrid.info më poshtë ju sjell fotografinë e njëjtë të përdorur nga disa media online, të cilat kanë raportuar lidhur me rastet e numrit e të infektuarëve me Covid-19 në Kosovë. (shih këtu dhe këtu)

Për ta qartësuar edhe më shumë këtë fakt, Hibrid.info ju sjellë fotografinë e njëjtë të shkrepur nga një kënd tjetër, ku shihet i plotë baneri “Ambulanca për Coronavirus”, e vendosur në QKUK. (shih këtu)


Analiza:

Portali “kosova-sot.info” ka publikuar në artikull që ka të bëjë me Italinë, ku është raportuar se ka humbur jetën një vajzë 2 vjeçare si pasojë e Covid-19. Ndërsa në titull nuk qartësohet se për cilin vend bëhet fjalë dhe, duke ditur se ky portal është në gjuhën shqipe dhe shumicën e lexuesve i ka kosovarë, shumë lehtë mund t’i dezinformojë ata duke menduar se fjala është për Kosovën.

Edhe me anë të fotografisë së vendosur, ka tendencë të dezinformimit të lexuesve, pasi në të shihet baneri në gjuhën shqipe “Ambulanca për Coronavirus” që gjendet në QKUK. Pra as titulli e as fotografia nuk i përgjigjen përmbajtjes së tekstit, pasi nuk tregon se bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur në Itali.

Pas analizës së kontrollit të fakteve nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere