[email protected]
Deklarata nuk i drejtohet të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës
shape
shape
shape

Portali informativ “Indeksonline” sot (12 janar) ka publikuar një artikull me titull “Kryetari i një partie deklarohet kundër dërgimit të Policëve në Veri!”.

Bëhet fjalë për një deklaratë/kërkesë të kryetarit të Partisë Liberale Egjiptiane në Kosovë, Veton Berisha.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se autori, në këtë artikull, ka vënë titull jo sqarues. Në bazë të titullit lë të nënkuptohet se kërkesa për mos-dërgim të policëve nga Berisha është bërë në mënyrë selektive, vetëm për policët e komunitetit egjiptian.

Ndërsa, lajmi qartësisht sqarohet vetëm në përmbajtje. Pra, në përmbajtje kuptohet se Berisha, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nuk duhet dërguar policë të komunitetit egjiptian në Veri, me arsyetimin se në atë pjesë të Kosovës ka asnjë egjiptian banorë të këtij komuniteti.

Titulli lë të nënkuptohet se deklarata është bërë për institucionin e Policisë në përgjithësi, pa marrë parasysh komunitetet. Pra, nuk sqarohet se kjo thirrje është bërë vetëm për pjesëtarët e komunitetit egjiptian.

Vegëza e artikullit të publikuar në “Indeksonline”:

https://indeksonline.net/kryetari-i-nje-partie-deklarohet-kunder-dergimit-te-policeve-ne-veri/

Pjesë të artikullit të publikuar në “Indeksonline”:

Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane në Kosovë, Veton Berisha ka dalur me një qëndrim absurd.

Me një shkrim në Facebook, ish-deputeti ka thënë se nuk duhet dërguar policë të komunitetit egjiptian në Veri, sepse atje nuk ka asnjë egjiptian.

Krejt këtë deklarim skandaloz Berisha e ka bërë duke tentuar të replikoj rivalin e tij, Elbert Krasniqi.


Kryetarit të Partisë Liberale Egjiptiane në Kosovë, Veton Berisha, nëpërmjet një postimi në Facebook tha se nuk duhet dërguar policë të komunitetit egjiptian në Veri, sepse atje nuk ka asnjë egjiptian.

“⛔️Ministri i jonë “egjiptian”  po bën thirrje që Egjiptianët me apliku për polic të Kosovës ama me shërby në Veri në vendbanimet me shumicë serbe!! ⛔️📣 Po thot aplikoni me i zavendësu policët serb që dhan dorëheqje kohë më parë! Qysh more me bo thirrje me delegu pjestar të komunitetit Egjiptian në një zonë ku nuk ka asnjë Egjiptian!?🤔 (këtu)

Ky deklarim i tij erdhi si rezultat i thirrjes së ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) nga ky komunitete, Elbert Krasniqit, i cili i ftojë pjesëtarët e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian (RAE) të aplikojnë në konkursin për pranimin e zyrtarëve policor nga komunitetet jo-shumicë (konkursi ishte i hapur për në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Veriut). (këtu)

Përkundër faktit, që bëhet fjalë vetëm për komunitetin egjiptian në këtë rast, autori i artikullit nuk e ka sqaruar këtë në titull duke lënë hapësirë për t’u kuptuar se bëhet për Policinë e Kosovës në përgjithësi.


Analiza:

Portali informativ “Indeksonline” sot ka publikuar një artikull me titull “Kryetari i një partie deklarohet kundër dërgimit të Policëve në Veri!”.

Artikulli ka të bëjë me deklaratën e Kryetarit të Partisë Liberale Egjiptiane në Kosovë, Veton Berisha, i cili, në një postim në Facebook, ka thënë se nuk duhet dërguar policë të komunitetit egjiptian në Veri, sepse atje nuk ka asnjë egjiptian.

Mirëpo, në titull nuk sqarohet se kjo deklaratë ka të bëjë vetëm për komunitetin egjiptian, duke lënë vend për keqinformim të lexuesit, se bëhet fjalë për Policinë e Kosovës në përgjithësi.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others