Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Deklaratë e pathënë e kryeministrit britanik për Kurtin

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Nëpërmjet një publikimi në Facebook është pretenduar se kryeministri britanik, Keir Starmer, e ka uruar kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, për fitoren në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025 duke e cilësuar si “lider të nivelit botëror”.

Publikimi u bë nga llogaria “Albert Shabani” më 1 janar 2026, e më pas u ripublikua nga disa llogari e faqe të tjera.

Publikimi përmban një imazh të Starmerit me mbishkrimin: “Urim për Kryeministrin Albin Kurti për fitoren bindëse. Ai po vlerësohet gjithnjë e më shumë si lider i nivelit botëror.”  Ndërsa si përshkrim i imazhit është shkruar “Kryeministri i Britanisë së Madhe”.

E vërteta?

Pas verifikimit të fakteve, rezulton se Starmer nuk ka dhënë deklaratë të tillë. Hibrid.info e ka verifikuar këtë përmes kërkimit në “Google” dhe në uebfaqet zyrtare të Qeverisë së Britanisë së Madhe dhe Kosovës apo llogaritë në mediat sociale të Starmerit, por as të Kurtit dhe partisë Lëvizja Vetëvendosje.

  1. Hibrid.info ka kërkuar në “Google” me fjalët “Starmer uron Kurtin”. Gjetjet e javës së fundit, që përkojnë me kohën e pretendimit në Facebook, nuk rezultojnë me ndonjë artikull që njofton për urim të Starmerit për Kurtin.
  2. Po ashtu edhe kërkimi me fjalën “Kosovo” në uebfaqen e Qeverisë së Britanisë së Madhe nuk rezulton në ndonjë njoftim zyrtar për urim nga Starmeri për Kurtin. Një pretendim i tillë nuk gjendet as në llogaritë në mediat sociale të Starmerit (X, Facebook). “Urimi” nuk është i shfaqur deri në këtë moment as në uebfaqen e Qeverisë së Kosovës. As në faqen në Facebook të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë nuk ka njoftim të tillë.
  3. As Lëvizja Vetëvendosje e as kryetari i saj, Albin Kurti, nuk kanë njoftuar për urim nga Starmeri.

Publikimi nga “Albert Shabani deri në momentin e trajtimit nga Hibrid.info ka marrë rreth 3900 pëlqime, mbi 100 komente dhe mbi 240 shpërndarje. Në bazë të komenteve mund të kuptohet se llogaritë e kanë marrë si të vërtetë pretendimin.

I njëjti imazh është publikuar edhe nga faqe e llogari të tjera në Facebook. (shih këtu, këtu, këtu dhe këtu)


Rezultatet e zgjedhjeve

Albin Kurti dhe partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, kanë marrë më shumë se 50 për qind të votave, sipas uebfaqes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga procesimi i rreth 95 për qind të vendvotimeve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Pas përfundimit të numërimit, procesi duhet të kalojë në fazat e shpalljes së rezultateve, ankesave të mundshme e në fund te certifikimi.


Analiza:

Pretendimi i llogarisë “Albert Shabani” në Facebook se kryeministri britanik, Keir Starmer e ka uruar Albin Kurtin për fitoren në zgjedhje, duke e quajtur “lider të nivelit botëror”, nuk qëndron.

Verifikimi nga Hibrid.info tregon se një deklaratë e tillë nuk ekziston dhe nuk është publikuar në asnjë burim zyrtar apo llogari zyrtare. Ajo nuk është gjetur në llogaritë zyrtare qeveritare të të dyja shteteve e as në mediat sociale.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere