Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Deklaratë e pathënë e Rifat Jasharit për investimet në Drenicë dhe Kosovë

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një imazh ku shfaqet Rifat Jashari, vëllai i Adem Jasharit, komandantit dhe themeluesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), me mbishkrimin që pretendon se ai ka deklaruar se “PDK-ja (Partia Demokratike e Kosovës) nuk e dha asnjë cent për Drenicën, sheshin e ndërtoi KFOR-i, Prekazin e ndërtoi Turqia, ndërsa Kosovën Ibrahim Rugova”.

Kjo përmbajtje me këtë pretendim është publikuar të hënën (18 gusht) nga një llogari në TikTok, me emrin “ffrmir”.

E vërteta?

Hibrid.info nuk ka gjetur asnjë burim që do të konfirmonte pretendimin në fjalë.


Hibrid.info nuk ka gjetur asnjë llogari të Rifat Jashari në rrjetet sociale, ku do të mund të hulumtohej për deklarata të tij.

Por, hibrid.info ka kontrolluar me anë të makinës së kërkimit “Google”, nëse deklarata e pretenduar është publikuar në media të besueshme, por një gjë e tillë nuk është hasur (shih këtu).

Hibrid.info gjithashtu kontrolloi YouTube për të gjetur video që mund të vërtetonin deklaratën e pretenduar, por nuk gjeti asnjë (shih këtu).


Kjo përmbajtje, deri në publikimin e këtij artikulli ka arritur të grumbullojë afër 27 mijë shikime, e mbi 500 reagime.


Analiza:

Pretendimi se Rifat Jashari ka deklaruar se “PDK-ja nuk e dha asnjë cent për Drenicën, sheshin e ndërtoi KFOR-i, Prekazin e ndërtoi Turqia, ndërsa Kosovën Ibrahim Rugova” nuk qëndron.

Hibrid.info nuk ka gjetur asnjë burim, video apo publikim të besueshëm që ta konfirmojë këtë deklaratë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson pretendimin si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere