[email protected]
Demantohen pretendimet për arrestimin e Zoran Mihajloviq-it dhe pengimin e rregullimit të defektit elektrik në Zubin Potok
shape
shape
shape

Disa mediume në gjuhën serbe dje (16 dhjetor) kanë publikuar artikuj me pretendimet se është arrestuar edhe një ish-polic serb nga veriu i Mitrovicës, si dhe pretendimin se policët nuk kanë lejuar punëtorët të  e elektrodistributorit të rregullojnë defektin në rrjetin elektrik në Zubin Potok.

Nga mediumet serbe është pretenduar se është arrestuar ish-polici, Zoran Mihajloviq i dyshuar për krime lufte, duke u bazuar në informacionin e portalit informativ në gjuhën serbe “Kosovo-online”.

Po ashtu pretendohet se Policia e Kosovës, duke ua penguar lëvizjen e lirë, ua kanë pamundësuar  riparimin e defektit në rrjet në shtrirjen në disa fshatra të komunës së Zubin Potokut.

 Këto dy pretendime janë demantuar nga Policia e Kosovës dhe ministri i brendshëm, Xhelal Sveçla.

Vegëza e artikujve të publikuar në disa media në gjuhën serbe për pretendimin e parë:

https://www.kosovo-online.com/vesti/hronika/jos-jedan-srbin-nekadasnji-policajac-uhapsen-u-severnoj-mitrovici-16-12-2022

https://informer.rs/vesti/politika/757014/srbin-hapsenje-kosovo

Pjesë të artikullit të publikuar në disa media serbe për pretendimin e parë:

Një tjetër serb, ish-polic, është arrestuar sot në Mitrovicën e Veriut, mëson Kosova Online.

Sipas informacioneve tona bëhet fjalë për Zoran Mihajloviqin, ndërsa për momentin nuk dihet se për çfarë akuzohet Mihajloviq.

Vegëza e artikujve të publikuar në disa media në gjuhën serbe për pretendimin e dytë:

https://informer.rs/vesti/politika/757030/kurtijeve-horde-zla-struja-elektrodistribucija-kvar-zabrana

https://www.kosovo-online.com/vesti/politika/novakovic-oko-150-ljudi-bez-struje-policija-ne-dozvoljava-kretanje-radnicima

Pjesë të artikullit të publikuar në disa media serbe për pretendimin e dytë:

Sot në Mitrovicën e Veriut është mbajtur mbledhja e Shtabit të Krizave, ku janë prezantuar problemet e sigurisë lidhur me mirëmbajtjen e sistemit energjetik në konsum të komunës së Zubin Potokut, ku është thënë se pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë penguar rrjedhën e rrymë në vendbanimin Rezala dje.

Anëtari i Shtabit të Krizave dhe drejtori i “Elektrokosmet” Boban Novakoviq ka thënë se policia e Kosovës ua ka ndaluar punëtorëve të asaj ndërmarrje të lëvizin lirshëm në rrugën lokale, me çka, siç ka thënë ai, rreth 150 banorë kanë mbetur pa energji elektrike.


Pretendimet e mësipërme i ka pohuar edhe shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i cili aludimin për arrestimin e Zoran Mihajloviqit e sheh si ide të Kurtit për persekutimin e popullit serb. Ai ka shtuar se sot policia e Kosovës ua ka ndaluar punëtorëve të Elektrokosmetit që të kryejnë punë të caktuara në transmisionin e Bërnjakut, për këtë arsye 150 banorë të gjashtë fshatrave janë pa energji elektrike. (këtu)

Petkoviq për pretendimet e lartcekura nuk ofron fakte konkrete dhe kredibile që do ta mbështetnin atë që aludon.


Pretendimet e mediumeve në gjuhën serbe dhe të Petkoviqit janë përgënjeshtruar nga Policia e Kosovës dhe ministri i brendshëm i Kosovës.

Ministri i brendshëm, Xhelal Sveçla ka mohuar arrestimin e ish-policit, Zoran Mihajloviq dhe pengimin e punonjësve e elektrodistribucionit, duke e quajtur si fushatë dezinformuese të Beogradit.

“Fushata dezinformuese se një ish-polic në Mitrovicën e Veriut është arrestuar dhe se janë penguar punonjësit e elektrodistribucionit, vërteton edhe njëherë nevojën që barrikadat duhet të hiqen menjëherë dhe se normaliteti duhet të kthehet sa më parë në këtë zonë.” (këtu)

Ministri Sveçla, thekson faktin se fushata dezinformuese e Beogradit e vërteton faktin se barrikadat duhet të hiqen dhe të kthehet jeta normale.


Edhe Policia e Kosovës i ka demantuar spekulimet e mediumeve serbe se “kinse Policia e Kosovës edhe sot ka arrestuar një person (ish policin Z.M,) në Mitrovicë Veri, si dhe kinse Policia e Kosovës, në Veri të vendit ka penguar punonjësit e elektrodistribucionit për të kryer riparime të një defekti në rrjetin elektrik.”

“Edhe një herë, demantojmë këto spekulime, duke sqaruar se nuk ka informacione zyrtare nga Policia e Kosovës për një arrestim të personit në fjalë, si dhe Policia e Kosovës nuk ka penguar dhe nuk pengon në asnjë rrethanë,  asnjë institucion apo punonjës të cilët kryejnë detyrat zyrtare, përkundrazi në rastin konkret janë ndërmarr veprime në bashkëveprim me kompetentët për adresimin dhe sanimin e këtij problemi në rrjetin elektrik.” (këtu)

Policia e Kosovës bënë thirrje për bashkëpunim në adresimin e kërkesave dhe konfirmimin e informatave zyrtare dhe mos të bien pre e dezinformatave të tilla, duke theksuar faktin se npërmjet komunikatave zyrtare synon të mbajë të informuar mediat dhe opionionin publik.

“Përmes këtyre njoftimeve zyrtare kemi për qëllim të mbajmë të informuar opinionin dhe mediat mbi realitetin dhe informatat zyrtare, dhe njëkohësisht të demantojmë spekulimet dhe dezinformatat e disa mediave (kryesisht serbe), të cilat në vazhdimësi në forma të ndryshme përmes spekulimeve dhe informatave jo zyrtare po tentojnë të destabilizojnë edhe më tej situatën si dhe të keq informojnë opinionin e gjerë.” (këtu)


Analiza:

Disa mediume në gjuhën serbe kanë publikuar artikuj me pretendimet se është arrestuar edhe një ish-polic serb nga veriu i Mitrovicës, si dhe pretendimin se policët nuk kanë lejuar punëtorët të  e elektrodistributorit të rregullojnë defektin në rrjetin elektrik në Zubin Potok.

Pretendimet e mësipërme i ka pohuar edhe shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i cili aludimin për arrestimin e Zoran Mihajloviqit e sheh si ide të Kurtit për persekutimin e popullit serb.

Pretendimet e mediumeve në gjuhën serbe dhe të Petkoviqit janë përgënjeshtruar nga Policia e Kosovës dhe ministri i brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla.

Në bazë të metodologjisë së punës, hibrid.info pretendimet e mediumeve serbe i vlerëson si “dezinformatë”.


Vlerësimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others