Të fundit | Fenomeni “Pink Slime”: Kur faqet që paraqiten si media u japin përmbajtjeve… Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,…
[ ARTIKULLI ]

Dërgohet përsëri SMS mashtrues në WhatsApp me pretendimin se vjen nga Facebook

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Me një njoftim për mbylljen e llogarisë nis mesazhi, që pretendohet se vjen nga platforma Facebook/META, e që i njëjti u është dërguar qytetarëve nga Kosova.

Përmes këtij mesazhi, të  shkruar në gjuhën shqipe, e të dërguar në aplikacionin për komunikim “WhatsApp”,  pretendohet se përdoruesi ka shkelur standardet e komunitetit të Facebook, dhe i bëhet thirrje të klikojë në një vegëz. Në të kundërtën thuhet se brenda 12 orëve do t’i çaktivizohet llogaria në këtë media sociale.

Çka qëndron prapa këtij mesazhi?

Hibrid.info ka gjetur se mesazhi është i dyshimtë.


Hibrid.info së pari ka hulumtuar për prefiksin e numrit që ka dërguar mesazhi, me kërkimet që rezultojnë të tregojnë se prefiksi +84, i përket Vietnamit.

Hibrid.info po ashtu ka kontrolluar vegëzën që përmban mesazhi, pas klikimit të së cilës, shfaqet mesazhi se kjo faqe nuk mund të gjendet.

Për ta vërtetuar edhe më shumë kredibilitetin e kësaj faqeje, hibrid.info ka përdorur platformën për verifikimit të ueb-faqeve “Scamdoc.com”, me rezultatet që tregojnë se e besushmëria e këtij domaini është e ulët.

Facebook ka lëshuar njoftime për përdoruesit në lidhje me këto mesazhe të rreme, duke sqaruar se nuk duhet t’u besohet atyre.

Ju mund t’i besoni një mesazhi nga platformat e META-s nëse adresat përfundojnë me:

  • facebookmail.com (duke përfshirë priority.facebookmail.com )
  • facebook.com (duke përfshirë support.facebook.com dhe developers.facebook.com )
  • fb.com
  • metamail.com
  • meta.com

Hibrid.info ka trajtuar edhe më herët pretendim të ngjashëm.


Analiza:

Një mesazh elektronik (SMS) iu është dërguar qytetarëve të Kosovës në WhatsApp, në gjuhën shqipe me  pretendimin se autor të mesazhit të janë nga Facebook/META.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se i njëjti nuk është dërguar nga Facebook dhe përmban një vegëz (link) të dyshimtë.

Gjithashtu, numri që ka dërguar këtë SMS ka prefiksin e Vietnamit.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë SMS si “Mashtrim”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere