Të fundit | Mihali nuk ka bërë krahasimin mes Listës Serbe dhe nënkryetarëve të PDK-së… Të fundit | Kur temat sociale bëhen karrem për klikime Të fundit | Mbishkrimet nuk e tregojnë se vendimi për këto shtesa është marrë në Greqi Të fundit | Stërvitjet e KFOR-it paraqiten pabazë si përgatitje për trazira në Kosovë Të fundit | Nuk është e vërtetë se nga 7 shtatori shtetasit e Shqipërisë duhet të kenë… Të fundit | Videoja e vjetër nga Indonezia paraqitet rrejshëm si gjendje e rrugëve në K… Të fundit | Rikthehet narrativa e pabazë se bashkëpunimi Kosovë–Shqipëri–Kroaci përbën… Të fundit | Imazhi i pretenduar i Albin Kurtit me Lidija Sokoloviq, i gjeneruar nga IA Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme dhe të pabazuara për figurat politik… Të fundit | Fenomeni “Pink Slime”: Kur faqet që paraqiten si media u japin përmbajtjeve…
[ ARTIKULLI ]

Mihali nuk ka bërë krahasimin mes Listës Serbe dhe nënkryetarëve të PDK-së dhe LDK-së

ETRIT REXHEPI

VERDIKTI YNË

MANIPULIM I FAKTEVE

Informacioni i paraqitur në tekst është paraqitur si deklarim i Mihalit, por ajo nuk ka bërë krahasimin që pretendohet.

Publikohet një imazh ku shfaqet Dejona Mihali, koordinatore e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), me mbishkrimin “’Nuk është problem Lista Serbe, por nënkryetarët e PDK-së dhe LDK-së’: Dejona Mihali zbulon planin e VV-së për bllokimin e shtetit.’

Imazhi është publikuar të mërkurën (8 shtator) në faqen në Facebook, me emrin “Jepi zë”.

Çka nuk shkon me këtë përmbajtje?

Informacioni i paraqitur në tekst është paraqitur si deklarim i Mihalit, megjithatë në deklarimin e saj ajo nuk ka bërë krahasimin që pretendohet.

Duke pasur parasysh se imazhi shoqërohet me portretin e Dejona Mihalit dhe teksti është formuluar në formë citati të drejtpërdrejtë, e gjithë përmbajtja e paraqitur në këtë mënyrë krijon bindjen se kemi të bëjmë me një deklaratë origjinale të saj.


Mbishkrimi i këtij postimi paraqet një arsyetim rreth zhvillimeve politike dhe bllokimit të Kuvendit, ku vlerësohet se fillimisht zyrtarët e LVV-së u munduan ta arsyetonin bllokadën duke u bazuar te fjalimi i Slavko Simiqit që foli në “emër të popullit serb”.

Megjithatë, postimi pretendon se sipas Dejona Mihalit, problemi real nuk është Lista Serbe, por fakti që LVV-ja refuzon të votojë nënkryetarët e propozuar nga PDK-ja dhe LDK-ja.

Teksti shton se Mihali e ka lidhur këtë votim me qëndrimin e partive opozitare rreth zgjedhjes së Presidentit, duke theksuar se nuk mund të ketë marrëveshje vetëm për postet e tyre ndërkohë që institucionet e Republikës, siç është Presidenti, mbahen në bllokadë.

Mbishkrimi i postimit në fjalë:

“‘Nuk është problem Lista Serbe, por nënkryetarët e PDK-së dhe LDK-së’: Dejona Mihali zbulon planin e VV-së për bllokimin e shtetit

*

Deputetë dhe zyrtarë të VV-së sot u munduan ta arsyetonin bllokimin e Kuvendit me fjalimin e Slavko Simiqit, i cili foli në “emër të popullit serb”, siq tha ai por u kundërshtua nga deputetë të pushetit të cilët çuditrisht edhe vetë e kishin thënë e shkruar në postime.

Por, sipas Dejona Mihalit, problemi qëndron te refuzimi i VV-së për të votuar nënkryetarët e propozuar nga PDK-ja dhe LDK-ja.

Mihali e ka lidhur votimin e tyre me qëndrimin e këtyre partive për zgjedhjen e Presidentit

“Nuk mund të ketë marrëveshje vetëm për postet e tyre dhe bllokadë për institucionet e Republikës, siç është Presidenti”, ka shkruar ajo.”

Hibrid.info ka kontrolluar në llogarinë në Facebook, aty ku zakonisht ajo paraqet qëndrimet e saj (shih këtu).

Në mesin e statuseve të publikuara, aty është gjetur edhe një i tillë, ku ajo ka shprehur qëndrimin të cilit i janë referuar në përmbajtjen që po trajtohet (shih këtu).

Në postim konfirmohen qëndrimet e zyrtares së LVV-së, se ky subjekt e kushtëzon votimin e nënkryetarëve të Kuvendit nga radhët e PDK-së dhe LDK-së me një marrëveshje më të gjerë për funksionimin e institucioneve.

Megjithatë, ajo nuk e përmend fare Listën Serbe në statusin e saj, që do të thotë se pjesa e paraqitur si citat në imazh është një interpretim apo parafrazim i autorit të publikimit.

Analiza

Faqja në Facebook “Jepi zë” publikoi përmbajtje me mbishkrimin “‘Nuk është problem Lista Serbe, por nënkryetarët e PDK-së dhe LDK-së’: Dejona Mihali zbulon planin e VV-së për bllokimin e shtetit”, duke bashkëngjitur edhe portretin e koordinatores së komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), Dejona Mihali.

Në mbishkrim, pjesa e vendosur në thonjëza i atribuohet Mihalit si deklaratë e drejtpërdrejtë e saj.

Ndonëse postimi i saj trajton çështjen e kushtëzimit të votës për nënkryetarët e Kuvendit me bllokadën e institucioneve dhe çështjen e Presidentit, verifikimi i bërë në llogarinë zyrtare të Dejona Mihalit në Facebook gjeti se ajo nuk e ka përmendur fare Listën Serbe në statusin e saj.

Duke pasur parasysh se përmbajtja shoqërohet me portretin e Dejona Mihalit dhe është formuluar si citat i drejtpërdrejtë, e gjithë kjo formë paraqitjeje mund të krijojë bindjen e rreme se kemi të bëjmë me një deklaratë autentike të saj.

Andaj, bazuar në metodologjinë e punës, kjo përmbajtje është vlerësuar si “Manipulim i fakteve”.

Arsyetimi

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato përmbajtje informative që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere