Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Dodik dezinformon rreth gjendjes së serbëve të Kosovës

HIBRID

Anëtari serb dhe kryesuesi i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës (BeH), Milorad Dodik, ka pretenduar se “serbët e Kosovës po diskriminohen jo vetëm nga shqiptarët, por edhe nga Bashkësia Ndërkombëtare”.

Deklaratën e Dodik-ut e kanë transmetuar disa media në gjuhën serbe. Këtë pretendim Dodik nuk e ka të bazuar në asnjë fakt apo të dhënë dhe bije në kundërshtim me vetë misionet ndërkombëtare në Kosovë. Ai këto pohime i bëri gjatë përvjetori të luftimeve në rajonin e “Sllavonisë Perëndimore” në Kroaci, gjatë luftërave të viteve të nëntëdhjeta në vendet e ish-Jugosllavisë.

Deklarata e Dodik-ut e përkthyer në gjuhën shqipe:

“Zemrat dhe mendjet e serbëve nga Republika Serbe janë gjithmonë të drejtuara drejt bashkatdhetarëve të tyre, veçanërisht ata që jetojnë në Kosovë dhe Metohi dhe që po diskriminohen jo vetëm nga shqiptarët, por edhe nga bashkësia ndërkombëtare”.

Vegëzat e deklaratës së Dodik-ut të publikuar nga mediat serbe:

https://rs-lat.sputniknews.com/politika/202104241125176672-dodik-srbe-na-kosovu-ne-diskriminisu-samo-albanci-vec-i-medjunarodna-zajednica/


Ky udhëheqës politik i serbëve në BeH, i ka bërë këto deklarata, duke mos i bazuar në asnjë fakt apo argument. Për më tepër, ai bie ndesh edhe me vetë veprimet e Beogradit zyrtar, të cilët në shumë adresime për gjendjen e serbëve të Kosovës, kanë marr parasysh raportet e Bashkësisë Ndërkombëtare në Kosovë, për të argumentuar pretendimet e tyre, që bije ndesh me atë që pohon Dodik. Edhe në rastet e adresimin e zyrtarëve serbë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, siç ishte rasti në mbledhjen e fundit, ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq, pretendimet e tij, ishte munduar t’i mbështesë përmes raporteve të organizatave ndërkombëtare në Kosovës si EULEX e UNMIK.

Vegëza e adresimit të ministrit të jashtëm serb Selakoviq, në KS të OKB-së:

https://rs.n1info.com/english/serbian-fm-tells-un-sc-albanian-extremism-rising-in-kosovo/


Analiza:

Milorad Dodik nuk i ka argumentuar pretendimin se serbët e Kosovës po diskriminohen nga shqiptarët e as nga Bashkësia Ndërkombëtare. Për më tepër, me këto pretendime, ai bie ndesh me vet zyrtarët e lartë të Serbisë, të cilët marrin përsipër raportet e organizatave ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë. Për këtë arsye, hibrid.info i vlerëson këto pretendime të Dodik-ut si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere