[email protected]
Kujdes: Me valën e dytë të COVID-19, po shtohen edhe lajmet e rreme
shape
shape
shape

Me “valën e re” të virusit Korona në Evropë, rajon por edhe në Kosovë, kanë filluar të shpeshtohen edhe lajmet që shpërndajnë keqinformim tek lexuesit – përdorues të rrjeteve sociale.

Hibrid.info ka vërejtur një rritje të ueb-faqeve të dyshimta që pretendojnë të paraqiten si media në gjuhën shqipe, të cilat shpërndajnë postime në rrjetet sociale me tituj të sajuar dhe përmbajtje të rreme apo të vjetër.

Vetëm gjatë ditës së sotme janë shpërndarë një sërë postime (lajme) të rreme me pretendime për masat e reja të izolimit..

Shumica nga këto postime ndërlidhen me kufizimet e pretenduara të lëvizjes, si dhe me këshilla për mbajtje të distancës e për furnizim të shtuar me produkte bazë. Gjithashtu, vërehet edhe një shtim i adresave të reja të ueb-faqeve që paraqiten si media dhe krijojnë përmbajtje të rreme në gjuhën shqipe.

Hibrid.info u sjell disa prej tyre:

https://gazetaprogresi.com/siguroni-ushqime-per-15-dite-ore-policore-24-7-duke-filluar-nga-kjo-fite/?fbclid=IwAR2N4jCUsKtGnIR4Fq-aKAa7rAUpyBHb3MXywU7vjYbun6jM9WrYlw_CoXw

https://specialja.com/2020/10/17/lista-e-be-se-qytetaret-e-shqiperise-dhe-kosoves-do-te-mbyllen-ne-izolim-per-kaq-dite/?fbclid=IwAR1823dmUwxsjVnDadvLCj_gh-AVRslVPk7Ly6XoB1VjLyfDr_9ApKaQ_eA

https://ingazetaa.com/prej-ora-22-deri-ne-05-sdo-te-punoje-asgje-mund-vetem-te-shetiteni/?fbclid=IwAR1823dmUwxsjVnDadvLCj_gh-AVRslVPk7Ly6XoB1VjLyfDr_9ApKaQ_eA


Në basë të kontrollit të fakteve të këtyre publikimeve, vërehet një tendencë e krijuesve për të marr lajme të vjetra që i referohen periudhës së fillimit të pandemisë COVID-19 dhe, duke i përgjysmuar ato (hiqen referencat e kohës), i bëjnë të duken tek lexuesit si lajme aktuale. Ndërsa, në artikullin e fundit të renditur në këtë analizë, shihet se përmbajtja është e re, por me lajm të cunguar.

Në postimin e parë të gazetaprogresi.com, lajmi është marr pjesërisht nga mediat e Shqipërisë, të cilat publikuan lajmin për ashpërsimin masave dhe udhëzimeve për furnizim me produkte bazë në qytetin e Poliçanit. Ky lajm është publikuar më 6 prill, në fillim të periudhës së shpërndarjes së pandemisë COVID-19.

Vegza e artikullit autentik të publikuar nga panorama.com.al:

http://www.panorama.com.al/rreziku-eshte-i-madh-cdo-gje-do-mbyllet-siguroni-ushqime-per-15-dite-bashkia-e-ketij-qyteti-thirrje-qytetareve-pas-rastit-te-pare-me-covid-19/

Në postimin e dytë të bërë nga një portal tjetër i dyshimet, specialja.com, bëhet fjalë për një lajm të 14 korrikut, në të cilin paraqitet lista e shteteve qytetarët e të cilave nuk lejohen të hyjnë në BE si rezultat i gjendjes së rëndë e të infektuarve me COVID-19. Ndërsa specialja.com e ka marr pjesërisht këtë lajm, duke pretenduar ta paraqes atë si lajm aktual të datës 17 tetor.

Vegza e artikullit autentik të publikuar nga telegrafi.com:

https://telegrafi.com/perditeson-listen-e-vendeve-qe-lejohen-ne-schengen-maqedonia-e-veriut-dhe-shqiperia-serish-te-izoluara/?fbclid=IwAR0qU7MCqos1aR2m-QDmsjkjMjYu4GgR2RB45_uwIZQvdLWVqJnJDARIsRg

Ndërsa, në rastin (postimin) e tretë, është marr shembulli i një portali tjetër të dyshimtë, inngazetaa.com, në të cilin vërehet një përpjekje për ta shpërndarë një artikull me shumë pak sqarime. Pas hulumtimit të hibrid.info shihet se fjalët-kyçe të këtij artikulli janë marr nga një lajm të publikuar në mediat e Maqedonisë së Veriut, që flet për vendimet e autoriteteve të këtij shteti për kufizimet e lëvizjes së qytetarëve. Për dallim me dy postimet e para, artikulli autentik i huazuar nga ky portal i dyshimtë, nuk është i vjetër (16 tetor), por vërehet përpjekja e inngazetaa.com që ta paraqes atë të cunguar dhe pa sqarime se për çfarë vendimi bëhet fjalë dhe për cilin shtet, për t’u dukur sa më universal dhe për të synuar audiencën e gjerë shqipfolëse.

Vegza e artikullit autentik tw publikuar nga shenja.tv:

https://shenja.tv/prej-ora-23-deri-ne-05-te-mos-punoje-asgje-nuk-do-te-kete-restrikcione-ne-levizje-komisioni-me-keto-propozime-te-henen-takon-zaevin/

Analiza:

Në 3 artikujt e kontrolluar mund të shihet nuk ka përputhje në mes të titullit dhe përmbajtjes.  Sipas analizës së fakteve të kontrolluara në këta artikuj, vërehet qartë se kryesisht krijuesit kanë publikuar titull të sajuar me përmbajtje të vjetër apo të cunguar, duke pretenduar t’i paraqesin ato te lexuesit si aktuale dhe relevante për kohën dhe vendin. Kjo nxit lexueshmëri me faktin se së fundmi është rikthyer trendi i rritjes së të infektuarve me virusin Korona, dhe qytetarët janë kureshtar të dinë më shumë rreth kësaj teme, apo edhe masave dhe vendimeve institucionale.  Për këtë arsye, artikuj të tillë kategorizohen si “Clickbait” dhe “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others