Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Dogana e Kosovës nuk ka grumbulluar një milion euro të hyra gjatë këtij viti, por një miliard

FATBARDH DEMA

Portali informativ “Veriu.info” ka publikuar dje (22 gusht) një artikull me titull “Rekord: Një milionë euro të hyra në buxhetin e Kosovës”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli është i shkruar gabim.

Në përmbajtje të artikullit, duke iu referuar njoftimit nga Dogana e Kosovës, përmes së cilit sqarohet se deri më sot (22 gusht) janë mbledhur 1 miliard euro, duke tejkaluar vitin e kaluar me 71 milionë euro apo 7.62%.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Veriu.info”:

https://archive.is/rUFJX


Pjesë nga artikulli i publikuar në portalin “Veriu.info”:

Rekord: Një milionë euro të hyra në buxhetin e Kosovës

Është arritur një rekord i të hyrave, ku deri me sot janë mbledhur 1 miliard euro.

Kështu kanë bërë të ditur zyrtarët e Doganës së Kosovës.


Hibrid.info pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, ka gjetur njoftimin e bërë nga Dogana e Kosovës në ueb-faqen zyrtare “dogana.rks-gov.net”, ku thuhet se “Dogana e Kosovës arrin edhe një rekord në të hyra, mbledh 1 miliard euro për buxhetin e Republikës së Kosovës”. (shih këtu)


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se portali “Veriu.info” ka raportuar gabimisht përmes titullit për të hyrat në buxhetin e shtetit gjatë këtij vitit nga Dogana e Kosovës, duke pretenduar se bëhet fjalë për një milionë euro.

Në njoftimin e Doganës së Kosovës thuhet se gjatë këtij vitit (deri më 22 gusht) janë mbledhur 1 miliard euro për buxhetin e Kosovës.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Gabim”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere