Të fundit | Haziri nuk ka folur për koalicion LDK-VV Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026
[ ARTIKULLI ]

Doza e tretë e vaksinave COVID-19 kërkohet në Izrael

HIBRID

Portali “kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me titull “Fillon fushata për vaksinim me dozën e tretë pas rritjes së rasteve”.

Me këtë titull të vendosur nga “kosova-sot.info”, nuk qartësohet se në cilin shtet ka filluar fushata për vaksinim me dozën e tretë pas rritjes së rasteve. Ndërsa lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku bëhet e ditur se në fakt bëhet fjalë për shtetin e Izraelit.

Duke ditur se portali “kosova-sot.info” publikon përmbajtje në gjuhën shqipe dhe se shumicën dërmuese të lexuesve i ka nga Kosova, artikulli me titull përgjithësues e jo sqarues, mund t’i dezinformojë lexuesit, duke lënë të kuptohet se kjo fushatë ka të bëjë me shtetin kosovarë.

Gjithashtu, ky artikull lë të kuptohet që fushata ka të bëjë me Kosovën edhe me faktin se në titull thuhet “pas rritjes së rasteve”, gjë e cila është duke ndodhur ditët e fundit edhe në vendin tonë, ku është rritur shumë numri i të infektuarve me virusin Korona (këtu).

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “kosova-sot.info”:

Izraeli është bërë vendi i parë që shpërndau një dozë të tretë të vaksinës kundër COVID-19, duke i ofruar një dozë shtesë kujtdo mbi 60 vjeç.

Ekspertët e shëndetit izraelit thonë se efektiviteti i vaksinës aktuale bie me kalimin e kohës dhe se administrimi i dozës së tretë do të shërbejë si një përforcues. Ky veprim vjen pasi normat e viruseve në Izrael janë në rritje.

Kryeministri izraelit Naftali Bennet njoftoi vendimin për të ofruar një dozë të tretë vaksine për këdo mbi 60 vjeç që ka marrë dozën e fundit të paktën pesë muaj më parë.

Vegëza e artikullit të publikuar në “kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/559919/fllon-fushata-per-vaksinim-me-dozen-e-trete-pas-rritjes-se-rasteve/


Analiza:

Portali “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull që ka të bëjë me një fushatë për vaksinimin me dozën e tretë kundër virusit Korona në Izrael, ndërsa në titull nuk sqaron se për cilin vend bëhet fjalë.

Kjo lë të kuptohet se lajmi ka të bëjë me Kosovën, duke e ditur se ky medium është i regjistruar në vendin tonë dhe shumica e audiencës janë nga po i njëjti shtet, shtuar kësaj edhe faktin se portali në fjalë, fillimisht ka qenë e përditshme e shtypur në Kosovë.

Pas kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere