Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Shkëputja e kontratës së kompanisë Puma me kombëtaren e Izraelit, nuk ndërlidhet me konfliktin Hamas-Izrael

HIBRID

Faqja në Facebook që mban emrin “TopLajm” ka publikuar  një postim me mbishkrimin “Puma i jep fund marrëveshjes së sponsorizimit me kombëtaren izraelite Ky është një nga rezultatet e presionit në rrjetet sociale”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se vendimi i kompanisë Puma për të shkëputur kontratën për sponsorizimin e fanellave të kombëtares së Izraelit në futboll, ishte marrë përpara sulmit të Hamasit më 7 tetor.

Pra, shkëputja e kontratës së Puma-s nuk është bërë shkaku i persionit në media sociale, siç pretendon faqja e lartcekur.


Vegëza e postimit të publikuar në Facebook nga faqja “TopLajm”:

https://www.facebook.com/toplajm24/posts/pfbid02RcknanX5yzMjhHzvSpvPvRVwDfMvqucz81kA5Z6zCgBRyj1RcNRGX2knm3Zn1Pwwl


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar nga “Reuters”, ku sqarohet se vendimi i kompanisë Puma për të shkëputur kontratën me kombëtaren e Izraelit, është marrë përpara sulmit të Hamasit më 7 tetor.

“Kontratat e disa federatave si ajo e Serbisë dhe Izraelit, do të skadojnë në vitin 2024”, tha ndër të tjerash një zëdhënës i firmës gjermane të veshjeve sportive Puma përmes një përgjigjeje në email për Reuters. (shih këtu)


Ky pretendim është verifikuar edhe nga kontrolluesit e fakteve nga Shqipëria, Faktoje.al.


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve, u vërtetua se pretendimi i bërë nga faqja “TopLajm” se kompania Puma ka shkëputur kontratën me kombëtaren e futbollit të Izraelit si pasojë e presionit në media sociale, nuk është i saktë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere