Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Ishte rrahje mes disa personave dhe jo goditje e karrocës me fëmijë

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

U raportua se sot (5 tetor) ndodhi një aksident tek “Xhamia e Llapit” në Prishtinë, duke pretenduar se është goditur një karrocë me fëmijë.

Artikulli me këtë pretendim u publikua nga portali “indeksonline.net”. Në artikull shfaqet edhe një video në të cilën shihet një karrocë fëmijësh e përmbysur në rrugë. Edhe video në mbishkrim ka logon e portalit “indeksonline.net”.

Ky artikull më pas u shpërnda edhe nga disa portale tjera.

E vërteta?

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar për portalin informativ “Zëri.info” se në këtë rast nuk bëhet fjalë për aksident, por për rrahje mes disa personave.

Pas publikimit të artikullit nga “indeksonline.net”, i njëjti u shpërnda edhe nga portalet tjetra si “fokusi.info”, “visionpress.tv”, “korrespodenti.net” dhe “raporto24.com”.

Çka thanë nga Policia e Kosovës?

Në një përgjigje për “Zëri.info”, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se në këtë rast nuk bëhet fjalë për aksident, por për rrahje mes disa personave. (shih këtu)

“Rreth orës 09:00, kemi pranuar informatën për një rrahje në rrugën Ilir Konushevci, në Prishtinë ku janë lënduar dy persona.Lidhur me këtë rast janë deri tani janë shoqëruar në stacion policor katër persona (një nga ta në cilësinë e dëshmitarit)”, ka thënë Ahmeti për “Zërin”.

Analiza:

Përmes një video-materiali ku shihet një karrocë fëmijësh e përmbysur në rrugë, u raportua se ka ndodhur një aksident ku është goditur karroca me fëmijë.

Në një përgjigje për “Zëri.info” nga Policia e Kosovës u demantua një pretendim i tillë. Sipas policisë nuk bëhet fjalë për aksident, por për rrahje mes disa personave.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Përmbajtje e pa verifikuar”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere