Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Editohet fotografia për të mashtruar lexuesit me pretendim të rremë

FATBARDH DEMA

Faqja në Facebook me emrin “Universal” ka publikuar dje (26 shkurt) një fotografi të një ure në të cilën shihet edhe një person duke kaluar në të.

Kjo faqe, në përshkrimin e kësaj fotografie shkruan: “Një turist nga Kenia e larget viziton Uren e ndertuar nga Qeveria Kurti ll, presim që të zgjerohet edhe me shum turizmi në Kosovë nga ndryshimet e mëdha që po bëhen!”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se kjo fotografi është e montuar.

Hibrid.info ka gjetur fotografinë në të cilën shihet personi me rroba ngjyrë portokalli, por që i njëjti është në ambient krejt tjetër. (shih këtu)


Vegëza e postimit të publikuar në Facebook nga faqja “Universal”:

https://www.facebook.com/universalinfoks/posts/pfbid02RGcBKDLLySyfUutsgW6oixCfj3WtAd7z2Lh1EqB2f7TWiBubJVZbvcvbNXXM7eiql


Faqja e lartcekur në kategorinë “Rreth nesh” nuk pretendon që është faqe me përmbajtje satirike, por e quan veten si “portal i pavarur”, kështu duke lënë vend për keqinformim te lexuesit. (shih këtu)


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të vërtetojë se ura që shihet në këtë fotografi, është përuruar në muajin dhjetor në fshatin Saradran të Istogut. (shih këtu dhe këtu)


Pra, faqja “Universal” ka përdorur fotografinë e kësaj ure, në të cilën ka montuar edhe fotografinë e një personi të marrë nga një imazh tjetër me pretendimin e rremë se ai është turist nga Kenia, i cili ka vizituar urën në Saradran të Istogut.


Analiza:

Faqja “Universal” ka postuar një fotografi të montuar të urës së përuruar në dhjetor në fshatin Saradran të Istogut, në të cilën kanë shtuar imazhin e një personi të shkëputur nga një fotografi tjetër.

Këtij imazhi, autori i ka vënë përshkrimin se gjoja personi në fotografi është turist nga Kenia, i cili ka vizituar urën e lartcekur.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë postim si “Mashtrim”.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere