[email protected]
Inskenohet lojë shpërblyese duke e keqpërdorur imazhin e Rita Orës
shape
shape
shape

Një faqe në median sociale Facebook me emrin “Ritaa Ora’” ka publikuar një video-material të gjatë afër 8 orë, duke pretenduar se kjo artiste, përmes një video-paraqitje të drejtpërdrejtë, po e paralajmëron një shpërblim për audiencën.

Në përshkrimin e këtij materiali shkruan “𝐃𝐨 𝐭ë 𝐛ë𝐣 𝐧𝐣ë 𝐝𝐡𝐮𝐫𝐚𝐭ë 𝐬𝐮𝐫𝐩𝐫𝐢𝐳ë 𝐩ë𝐫 𝟑5𝟎 𝐩𝐞𝐫𝐬𝐨𝐧𝐚𝐭 𝐞 𝐩𝐚𝐫ë 𝐪ë 𝐦ë 𝐩ë𝐫𝐬𝐡ë𝐧𝐝𝐞𝐬𝐢𝐧”.

Hibrid.info ka verifikuar këtë video-material, i cili është vërtetuar se është i vjetër i vitit 2017 dhe nuk ka të bëjë me asnjë lojë shpërblyese për, siç pretendohet, shpërndarje të dhuratave tek personat që e përshëndesin.

Në këtë video material, këngëtarja nga Kosova, Rita Ora, flet me komentuesit në një paraqitje të drejtpërdrejtë përmes Instagramit për tema të ndryshme që variojnë bazuar në pyetjet në komente.

Ajo flet për një këngë që thotë se pritet ta publikojë, rreth kërkesave të përkrahësve të saj për performancë në vendet nga ku ata paraqiten. Gjithashtu në këtë paraqitje të drejtpërdrejtë, Rita kërkon nga shikuesit të komentojnë eksperiencat e tyre në udhëtime dhe tema tjera.


Video-materiali i publikuar më 10 janar në Facebook nga faqja me emrin “Ritaa Ora’”:

https://www.facebook.com/100089604632356/videos/5735110569937080/

Pas hulumtimit të kryer përmes programit të automatizuar online “InVID” për kontroll faktesh, hibrid.info ka arritur të gjejë këtë video-material të realizuar nga Rita Ora, e publikuar në “Youtube” me datë 24 tetor 2017 nga kanali “Celebrity Snapchat Diaries”, e cila zgjatë 12 minuta e 43 sekonda. (shih këtu)


Në video-materialin e publikuar nga faqja “Ritaa Ora’”, përveç imazheve të këngëtares, në anën tjetër të këtij materiali shihen pamje duke u numëruar para (euro) në një pajisje.

Autori i këtij video-materiali mundohet t’i paraqesë këto dy video si të njëjtës ngjarje.

Hibrid.info ka arritur të gjejë këtë video-material në të cilën numërohen paratë.

Video-materiali është publikuar me datën 23 mars 2021 në Youtube nga kanali “world money”, e cila zgjatë 2 minuta e 19 sekonda. (shih këtu)


Vlen të ceket se kjo faqe në Facebook me emrin “Rita Ora’” numëron vetëm 55 ndjekës (këtu), por në këtë video material ka arritur të grumbullojë mbi 20 mijë shikime dhe qindra komente e reagime. (shih këtu)


Analiza:

Një faqe në Facebook me emrin “Ritaa Ora’” ka publikuar një video të këngëtares Rita Ora me pretendimin ta paraqesë atë si thirrje për një aktivitet shpërblyes.

Në përshkrimin e këtij materiali shkruan “Do të bëj një dhuratë surprizë për 350 personat e parë që më përshëndesin. Ndërsa në anën tjetër të këtij materiali shihet një video pamjet e së cilës paraqesin makinë që bënë numërim parash (euro).

Hibrid.info ka verifikuar faktet e paraqitura dhe ka vërtetuar se video e Rita Orës është e vitit 2017 në të cilën ajo kishte biseduar me komentuesit në një paraqitje të drejtpërdrejtë përmes Instagramit për tema të ndryshme që variojnë bazuar në pyetjet në komente.

Ndërsa video-materiali tjetër është gjetur i publikuar në Youtube më 23 mars 2021, e cila mban përshkrimin ” Duke numëruar 100 mijë euro me kartëmonedha me vlerë 100 dhe 200”.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë video-material të publikuar nga faqja “Rita Oraa’”, si “Mashtrim”.

Share With Others