Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Këshilla të pa verifikuara për ndikimin e birrës në përmirësimin e lëkurës së fytyrës

HIBRID

Portali “Arbresh.info” ka publikuar një artikull me titull “Trendi i ri i bukurisë: Lani fytyrën me birrë për një lëkurë si të bebeve”.

Në këtë artikull jepen disa këshilla estetike/mjekësore rreth ndikimit që ka trajtimi i lëkurës së fytyrës me birrë, mirëpo të cilave u mungon burimi i informacionit, që tregon qartë se nga është marrë ky studim.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në Arbresh.info:

Gruaja që lau fytyrën me birrë e ka vërjetur menjëherë ndryshimin.

Pasi e lau fytyrën, ajo e fshiu me peshqir dhe vuri re se lëkura e saj ishte shumë e butë.

Të nesërmen ajo ka thënë se ndjeu lehtësi edhe në fytyrë. Ajo tha se aknet që kishte në fytyrë u larguan pas larjes së fytyrës me birrë.

Ditën e tretë, ndryshimi ishte edhe më i dukshëm. Fytyra e saj është pastruar në mënyrë të konsiderueshme nga puçrrat me të cilat ka luftuar për vite me rradhë. Ajo ia atribuoi këtë vetive antibakteriale të kësaj pije.

Ditën e katërt ajo vendosi që të shtonte edhe pak lëng limoni dhe e përdori këtë kombinim për tre ditë me rradhë. Përveç pastrimit të poreve të saj dhe zhdukjes së pikave të zeza, njollat ​​e errëta që ajo kishte në fytyrë gjithashtu u larguan.

Ajo pretendon se lëkura e saj tani është më e butë, e “ushqyer” dhe më elastike, gjë që e bën këtë eksperiment shtatëditor shumë të suksesshëm./arbresh.info/

Vegëza e artikullit të publikuar në Arbresh.info:

http://www.arbresh.info/lifestyle/trendi-i-ri-i-bukurise-lani-fytyren-me-birre-per-nje-lekure-si-te-bebeve/?fbclid=IwAR2G04VYhd5gQUbMrcHwa5E3UUHPkHh6Ph1srK4FBVwvTrBRpyjX6p9LlYs


Analiza:

Në këtë artikull janë dhënë disa këshilla mjekësore për ndikimin estetik që ka trajtimi i fytyrës me birrë. Këto këshilla mund të jenë të vërteta, mirëpo ato në asnjë moment nuk janë argumentuar me referenca. Gjithashtu ky shkrim nuk posedon burim të informacionit, që tregon qartë se nga është marrë ky studim. Hibrid.info këtë artikull e kategorizon si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Përmbajtje e pa verifikuar – Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere