Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Nuk qartësohet se institucionet e cilit vend kanë marr këtë vendim

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “lajmet.news336media.com” ka publikuar një artikull me titull “Erdhi dita e Pensionisteve!!Nga Qershori u rritet pensioni”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se lajmi është i vjetër, i botuar në muajin mars të këtij viti i cili ka të bëjë me pensionistët në Shqipëri.

Duke e ditur se ky portal i dyshimtë, një numër të madh të artikujve të publikuar i ka në lidhje me Kosovën, me këtë titull të vënë mund t’i dezinformojë lexuesit duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për pensionistët kosovarë.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “lajmet.news336media.com”:

https://lajmet.news336media.com/?p=6016&fbclid=IwAR24Of4gR-4Hqdygo85QMiPHyxlZeHBMGNwCq9vz2x13hJUfC3BXZlRs7u8

Artikullin e njëjtë e ka publikuar edhe faqja “33shi.com” në Facebook, e cila numëron afër 50 mijë ndjekës. (shih këtu)


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin e publikuar në kohë reale nga media online në Kosovë dhe Shqipëri. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “lajmet.news336media.com”  ka publikuar një artikull të vjetër të muajit mars në lidhje me rritjen e pensioneve në Shqipëri, por në titull nuk bëhet e qartë se për cilin shtet bëhet fjalë.

Duke e ditur se ky portal i dyshimtë shumicën e artikujve i ka në lidhje me Kosovën, kjo mund t’i dezinformojë lexuesit se bëhet fjalë për pensionistët kosovarë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

“Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere