[email protected]
Erdogan nuk ka thënë se “nuk do të lejojë që të përsëriten vitet e 90-ta në Kosovë”
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “Banglarreporter.com” ka publikuar një artikull me titull “Erdogan e dridhë Serbinë: “Turqia nuk do ta lejojë përsëritjen e viteve 1990 në Kosovë dhe Bosnjë!””.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull dhe ka vërtetuar se titulli është i sajuar, që nuk përputhet me përmbajtjen.

Gjatë hulumtimit të kryer nga Hibrid.info, është gjetur se ky lajm është i vjetër, i publikuar në nëntor të vitit 2021, atëkohë kur Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, kishte deklaruar se vendi i tij, siç ishte shprehur, nuk do të lejojë përsëritjen e asaj që ndodhi në vitet 1990 në Bosnje dhe Hercegovinë.

Pra, Edrogan në këtë deklaratë të tij nuk kishte përmendur asnjëherë Kosovën, siç pretendohet rrejshëm në titullin e këtij artikulli.

Vegëza e artikullit të publikuar në “Banglarreporter.com”:

https://banglarreporter.com/archives/5762?fbclid=IwAR2R2ZrGuyEXSVslR1Sh_uxE21Gu5dXL4yeTFVPFdJMVF43HneVytyfXYPM
https://banglarreporter.com/archives/5762?fbclid=IwAR2R2ZrGuyEXSVslR1Sh_uxE21Gu5dXL4yeTFVPFdJMVF43HneVytyfXYPM

I njëjti artikull është shpërndarë edhe në rrjetin social Facebook nga faqja “Gazeta Aktive”, e cila në këtë postim ka arritur të grumbullojë numër të madh reagimesh dhe komentesh. (shih këtu)


Erdogan këtë deklaratë e kishte bërë gjatë një takimi me përfaqësues të organizatave jo-qeveritare (OJQ) dhe pjesëtarë tjerë të shoqërisë civile të Bosnje e Hercegovinës, që ishte zhvilluar në Stamboll.

Turqia me siguri nuk do të lejojë që Bosnja dhe Hercegovina të përjetojë përsëri vuajtjet që pati në vitet 1990

Vegëza e lajmit të publikuar në të përditshmen turke “Hurryet”:

https://www.hurriyetdailynews.com/turkish-president-meets-with-representatives-of-bosnian-ngos-in-istanbul-169201


Artikullin e përkthyer në gjuhën shqipe të publikuar në kohë reale nga disa media online në Kosovë mund ta gjeni këtu dhe këtu.


Analiza:

Portali i dyshimtë “Banglarreporter.com” ka publikuar një artikull të vjetër me një deklaratë të presidentit turk Erdogan, i cili kishte folur për Bonjë dhe Hercegovinën.

Ndërsa ky portal i ka vënë qëllimshëm titull të sajuar se gjoja Erdogan ka thënë se “Turqia nuk do ta lejojë përsëritjen e viteve 1990 në Kosovë dhe Bosnjë”.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, Hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Share With Others