Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Faqja e dyshimtë keqpërdor video-kampanjën e një banke në Kosovë 

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Një faqe në Facebook me emrin “Kredi personale” ka publikuar me datë 4 prill një video-material, ku ofrohet për kredi deri në 35 mijë euro, me mundësi e nisjes së pagesës pas tre muajve.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se kjo faqe ka publikuar postimin që paraqet njoftim të rremë.

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të vërtetoi se faqja “Kredi personale” e ka marrë video-materialin nga njoftimi i bankës “TEB Sha” në Kosovë, nga e cila janë prerë dy sekondat e fundit të pamjeve, ku tregohet se kampanja i përket bankës në fjalë.


Vegëza e video-materialit të publikuar nga faqja “Kredi personale”:

https://www.facebook.com/krediprivate/videos/1814932415640000/


Nga hulumtimi i kryer përmes makinave të kërkimit, është gjetur se kjo ofertë për të aplikuar për kredi individuale mundësohet nga banka në Kosovë “TEB Sha”, e publikuar me datë 26 tetor 2023 (këtu).


Nga hulumtimi i hibrid.info, rreth institucioneve financiare dhe bankave të licencuara në Kosovë, po ashtu rezulton se nuk ka asnjë dëshmi për veprimtari të faqes “Kredi personale” në Kosovë (shih këtu).

Ndërsa çka e bën më të dyshimtë faqen “Kredi personale” në Facebook, është mungesa e të dhënave të mjaftueshme, në seksionin “about” të kësaj faqe në Facebook, nga të cilat dëshmohet se faqes “Kredi personale” i mungon kredibiliteti apo besueshmëria dhe transparenca (shih këtu).

Përveç si faqe, “Kredi personale”, me këtë emër funksionin edhe si grup në Facebook, ku edhe aty publikon kampanja të rreme për kredi. E njëjta po ashtu është trajtuar nga hibrid.info (këtu).


Analiza:

Pretendimi se faqja “Kredi personale” ofron mundësi për kredi individuale nuk është i vërtetë.

Hibrid.info pas verifikimit të fakteve, ka vërtetuar se kjo faqe ka përdorur video-kampanjën të një banke në Kosovë, me pretendimin ta paraqesë si të sajën, duke larguar elementet identifikuese të kësaj banke.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë faqe si “Mashtrim”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere