Të fundit | Haziri nuk ka folur për koalicion LDK-VV Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026
[ ARTIKULLI ]

Faqja me pronësi të dyshimtë publikon shpallje të rreme për ofrim të kredive

FATBARDH DEMA

Një faqe në Facebook me emrin “Kredi personale” publikon postime me duke pretenduar rrejshëm t’i paraqesin si oferta për kredi-marrje. Postimet në këtë faqe kanë përmbajtjen e publikimeve për oferta kredish që mund të merren online në verë deri në “300 mijë euro për vetëm 45 minuta”.

Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, është vërejtur se në seksionin e informacioneve rreth veprimtarisë (about) në faqen “Kredi personale” nuk ka të dhëna të mjaftueshme që dëshmojnë kredibilitetin apo besueshmërinë dhe transparencën.

Në seksionin “about” paraqitet një adresë në Paris në cilën, krijuesi i kësaj faqe pretendon se gjendet selia e kësaj veprimtarie të dyshimtë, dhe vendet në të cilat supozohet që operon si Tirana, Munihu dhe Prishtina. (shih këtu)

Gjithashtu, bashkangjitur këtyre informatave, kjo faqe posedon edhe një e-mail duanemelissa85@gmail.com”.

Hibrid.info pas verifikimit të fakteve, ka vërejtur se kjo faqe përdor kampanja të bankave dhe institucioneve mikro-financiare në Kosovë dhe Shqipëri, të cilave ua largon logot, me pretendimin t’i paraqesë si të sajat.


Vegëza e faqes “Kredi personale” në Facebook:

https://www.facebook.com/financiarurgjente


Në njërin nga postet e publikuar nga kjo faqe shkruan “Mos i lër ëndrrat në sirtar. Realizoji ato brenda 24 orëve me Kredinë Konsumatore Unik. Me aprovim të shpejtë”. (shih këtu)

Pas hulumtimit të kryer përmes programit te automatizuar online “InVID”, hibrid.info ka arritur të gjejë se kjo kampanjë është e Bankës shqiptare “OPT”. (shih këtu)


Në rastin tjetër, faqja “Kredi personale” ka publikuar një postim me mbishkrimin “Apliko online në çdo kohë. Gjejë mbështetjen e duhur dhe kultivo produkte vendore”. (shih këtu) Në këtë mbishkrim gjendet edhe një vegëz që pretendohet të paraqitet si ueb-faqe, por që në fakt, me t’u klikuar kuptohet se bëhet fjalë për një vegëz që të shpije në faqe të “Messenger”-it.

Përmes “InVID”, hibrid.info ka vërtetuar se kjo kampanjë i përket institucionit mikro-financiar “Kreditimi Rural i Kosovës”, të cilës faqja e lartcekur i ka larguar logon me pretendimin ta paraqesë si kampanjë të sajën. (shih këtu)


Përveç që kjo faqe përdor kampanjë të institucioneve financiare, ajo ka përdorur edhe një organizim bamirës të institucionit tjetër financiar “Agjencinë për Financim në Kosovë – AFK”, për një iniciativë bamirëse në ndihmë familjeve të Skenderajt, nga dëmet e shkaktuara pas vërshimeve të fundit. (shih këtu)

Faqja “Kredi personale” këtij postimi të AFK-së i ka larguar akronimin, duke e zëvendësuar atë me “Banka Popullore”, fjalë kjo që faqja mundohet ta identifikoj vetën. (shih këtu)


Analiza:

Faqja “Kredi personale” që numëron mbi 3 mijë ndjekës pretendon rrejshëm se ofron kredi online deri në 300 mijë euro për vetëm 45 minuta.

Kampanjat që publikohen nga kjo faqe u takojnë institucioneve financiare në Kosovë dhe Shqipëri, të cilat mundohet t’i përvetësojë, duke ua larguar logot autentike.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë faqe si “Mashtrim”.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere