Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Faton Klinaku nuk ka thënë se më parë e vret Albin Kurtin sesa Radojçiqin

HIBRID

Disa llogari në TikTok kanë publikuar një video-material me imazhin e Faton Klinakut, ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së.

Imazhi përmban mbishkrimin me pretendimin se Klinaku është deklaruar se “Më parë e vras Albin Kurtin se sa Radoičičin”.

Megjithatë hibrid.info ka gjetur se pretendimi i publikuar nga këto llogari në TikTok, është i pasaktë, pasi që Klinaku në deklarimin e tij, nuk e ka përmendur Milan Radojçiq, nënkryetar i Listës Serbe.


Vegëzat e video-materialeve të publikuara në TikTok nga llogaritë “shqiperietnike4” dhe “lagraqsaqi”:

https://www.tiktok.com/@shqiperietnike4/video/7273173838068747553

https://www.tiktok.com/@lagraqsaqi/video/7273102673585491233


Hibrid.info pas hulumtimit, ka gjetur deklaratën e Faton Klinakut, marrë nga statusi i tij në Facebook, ku ka shprehur qëndrimin e tij. (shih këtu)

Nga postimi i tij të publikuar në Facebook, shihet se Klinaku është deklaruar se “më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”. Pra nuk bëhet fjalë për përfshirjen e Radojçiq në deklaratën e tij, ashtu siç është pretenduar në postimet e publikuara nga llogaritë në fjalë, në TikTok.

Statusi i plotë i Faton Klinakut:

“Aq shumë i dëshpëruar votuesi i tij saqë tha:

Votën ia dhashë për ndryshim, e ndryshim lëre që nuk ka por po shkojmë edhe më shumë teposhtë si vend dhe s’ka mbetur tjetër gjë pos me ikë jashtë.

I thashë:

As se kam votu, as ndryshim për të mirë kurrsesi që  nuk kam pritur nga ai, e sa i përket daljes jashtë, më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova.

P.S

Kosovën nuk duhet, e as që guxojnë ta lëshojnë ata që kanë luftuar për të.”


Analiza:

Llogaritë në TikTok, “shqiperietnike4” dhe “lagraqsaqi” kanë publikuar video-material ku pretendohet se kreu i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka deklaruar se më parë do ta vriste Albin Kurtin se sa Radojçiqin.

Por që hibrid.info ka gjetur se pretendimi i llogarive në fjalë nuk qëndron.

Klinaku është deklaruar në llogarinë e tij në Facebook, se më parë do ta vriste Albin Kurtin sesa do ta lëshonte Kosovën.

Andaj edhe bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “dezinformatë”.


Vlerësimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere