Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Fotografia nuk paraqet rrugën në fshatin Duhël, por është e realizuar në Greqi

HIBRID

Një faqe në median sociale Facebook ka postuar një fotografi të një rruge të mbuluar me borë duke pretenduar që janë pamje të një fshati në Suharekë.

Në mbishkrimin e imazhit të postuar është shkruar “Zvicrra ?! Jo por Duhla ne Suharekë”.

Pas hulumtimeve dhe verifikimit të fakteve të kryera nga hibrid.info, është vërtetuar se ky pretendim nuk është i saktë.


Vegëza e imazhit të publikuar nga faqja “Pernime”:

https://www.facebook.com/Pernime.org/posts/pfbid0282CgW5uikrFW2nYx8pTiQGc1TGnYxTcSSENHuSKLBVRGz3QJmG17bAzpL5A3kGDPl


Hibrid.info gjatë kërkimeve online ka gjetur një artikull të publikuar në vitin 2018 në mediumin grek “diaforetiko.gr” ku paraqiten imazhe nga disa vende në Greqi, në mesin e imazheve të paraqitura është edhe fotografia që në faqen “Pernime” është pretenduar se është pamje nga fshati Duhlë në Suharekë.

Artikulli grek tregon që kjo pamje është nga një fshat i quajtur Pertouli në qytetin grek Trikala. (shiko këtu)


Analiza:

Një faqe në median sociale Facebook ka postuar një imazh të një rruge të mbuluar me borë duke pretenduar që janë pamje nga një fshat në Kosovë.

Por pas verifikimit nga hibrid.info është gjetur se ky pretendim nuk qëndron dhe këto pamje janë nga një vend në Greqi.

Në bazë të metodologjisë së punës, hibrid.info këtë artikull e vlerëson si “dezinformatë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere