Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Fikja e dritave në Itali nuk u bë për të kursyer, por për të protestuar

HIBRID

Mediumi online “Koha.net” ka publikuar një artikull me pretendimin se institucionet italiane kanë ndalur dritat për të kursyer energjinë elektrike.

Tutje ky medium ka pretenduar se kryetarët e Romës dhe Firencës, në veprim të koordinuar, të enjten mbrëma kanë ndalur të gjitha dritat e bashkive dhe muzeve me qëllim që të kursehet energjia elektrike dhe të shmangen faturat e shtrenjta.

Pas hulumtimit përmes makinave të kërkimit, Hibrid.info ka vërtetuar se ky artikull i publikuar nga “Koha.net” është interpretuar gabimisht, pasi kjo fikje e dritash ka ndodhur si shenjë proteste ndaj rritjes së faturave të energjisë, e jo për të kursyer rrymën siç pretendohet nga “Koha.net”.


Pjesë nga artikulli i publikuar në “Koha.net”:

Kriza me rrymë, institucionet italiane ndalin dritat për të kursyer

Në situatë të vështirë me energjinë elektrike është edhe Italia. Kryetarët e Romës dhe Firencës në veprim të koordinuar të enjten mbrëma, kanë ndalur të gjitha dritat e bashkive dhe muzeve më modestë me qëllim që të kursehet energjia elektrike dhe të shmangen faturat e shtrenjta.

Dy qytetet italiane kanë thënë se janë solidarizuar me qytetarët dhe bizneset që po vuajnë nga faturat e larta të energjisë elektrike.


Vegëza e artikullit të publikuar në “Koha.net”:

https://www.koha.net/bote/310542/kriza-me-rryme-institucionet-italiane-ndalin-dritat-per-te-kursyer/?fbclid=IwAR2ja6mokspvnMBu_1gnWVQMAOJtlc2Xh2rFMSTotGkMubnxbKb7FkPqhTY


Ky medium online këtë artikull që e ka postuar në profilin zyrtar në Facebook, ka arritur të grumbullojë numër të madh komentesh, reagimesh. (shih këtu)


Hibrid.info ka gjetur këtë artikull të publikuar në mediumet e huaja, ku bëhet e ditur se qeveritë e qyteteve në Itali ndalën energjinë elektrike në disa nga atraksionet më të mëdha turistike, në një protestë simbolike kundër shtrenjtimit të energjisë.

Vegëzat e artikujve të publikuar në mediet online të huaja si “Trtworld.com”, “Bloomberg.com” dhe “Ilglobo.com” mund t’i gjeni këtu, këtu dhe këtu.


Analiza:

Mediumi online “Koha.net” ka publikuar një artikull me pretendim se kryetarët e Romës dhe Firencës në veprim të koordinuar të enjten mbrëma, kanë ndalur të gjitha dritat e bashkive dhe muzeve më modestë me qëllim që të kursehet energjia elektrike dhe të shmangen faturat e shtrenjta.

Por, gjatë hulumtimit dhe verifikimit të kryer nga Hibrid.info është vërtetuar se fikja e dritave në disa nga atraksionet më të mëdha turistike në Itali ka ndodhur si shenjë proteste kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike, e jo për t’u kursyer ajo.

Pas analizës së kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, Hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere