Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Mesiq nuk ka thënë se “Kufiri Kosovë-Serbi është i paprekshëm, nuk kishte arritur ta ndryshonte as MiIIosheviqi”

HIBRID

Faqja në Facebook “Pamfleti.com” ka publikuar sot (18 nëntor) një artikull me titull “Ish Presidenti Kroat Mesiq ‘Dridh’ Beogradin: Kufiri Kosovë-Serbi është i paprekshëm, nuk kishte arritur ta ndryshonte as MiIIosheviqi”.

Pas verifikimit të fakteve të bëra nga hibrid.info është gjetur se ky lajm është i vjetër, i publikuar më 19 nëntor 2021, nga portali dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe– “fakte.buzz”. (këtu)

Lajmi ndërlidhet me deklaratat e Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq për paprekshmërinë e kufijve të shteteve në Ballkanin Perëndimor, duke theksuar faktin se të gjitha luftërat në Ballkan janë bërë për shkak të kufijve.

hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në kohë reale (19 shtator 2019) edhe në disa media në gjuhën shqipe.

Kjo faqe e cila numëron rreth 75 mijë ndjekës në Facebook, ka publikuar lajm të vjetër, me pretendimin ta paraqesë atë si aktual.

Vegëza e artikullit të publikuar në “Pamfleti.com”:

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid0swx1SXMhyUxRqo1u6uZFCt85vry3A6dR7dBYraXbZkijebMAuJ1Pt1JUgZozHxw6l&id=101118555235758


Ky artikull është publikuar në kohë reale (19 shtator 2019) në disa media në gjuhën shqipe, pra në momentin kur ish presidenti kroat flet për DW-në, lidhur me situatën në Ballkanin Perëndimor. Pra, lajmi është i vjetër, ndërsa kjo faqe është munduar ta paraqesë atë si aktual.

Pas hulumtimit përmes makinave të kërkimit, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në kohë reale (19 shtator 2021) në disa media online në Kosovë. (këtu, këtu)

Po ashtu është gjetur edhe intervista e publikuar nga DW. (këtu)


Analiza:

Faqja në Facebook “Pamfleti.com” ka publikuar një lajm të vjetër të muajit shtator të vitit 2019, me pretendimin ta paraqesë atë si aktual.

Lajmi kishte të bënte me deklaratat ish presidenti kroat Stipe Mesiq, i cili, në një intervistë për DW kishte folur për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe çështjen e kufijve.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson atë si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere