[email protected]
Formësimi i bindjeve, sjelljeve e roleve sociale përmes masmedias
shape
shape
shape

Shkruan: Reita Demi

Ekspansioni teknologjik i viteve të fundit, ka bërë që pashmangshmërisht çdo aspekt jetësor i yni të mbizotërohet nga pajisjet teknologjike- informative. Ky mbizotërim nga mediat ka bërë që  personat nga moshat e hershme deri në ato të vona t’u ekspozohet përmbajtjeve mediatike të cilat në mënyrën të pavetdijëshme krijojnë model apo role që personat do t’i ndjekin më pas.

Ndonëse ky zhvillim ka mundësuar që mediat të formojnë role pozitive në shoqëri dhe në aktivizim qytetar, ato mund të përfundojnë duke forcuar stereotipat e normat shoqërore dhe duke ofruar modele të gabuara për fëmijët dhe grupet e tjera të margjinalizuara.

Si rezultat i kësaj, kohët e fundit janë ngritur shqetësime nga ana e studiuesve se ne, njerëzit, jemi bërë produkt i këtyre pajisjeve dhe jo e kundërta, pasi që çdo realitet i botës, pasqyrohet, formësohet, ndryshohet dhe krijohet nga mediat.

Modelet pozitive të cilat ndikojnë në veprimet tona na motivojnë të përpiqemi të zbulojmë potencialet tona të vërteta dhe të kapërcejmë dobësinë tonë. Modelet e rolet pozitive janë një domosdoshmëri për vetë-përmirësim, sepse ne duhet të kemi një standard për t’u përpjekur ose krahasuar me veten.

Sot, secili person para se t’i pastroj sytë në mëngjes, fillimisht hap rrjetet sociale për të parë se ҫfarë ka ndodhur në vend, rajon dhe botë, pastaj gjatë gjithë ditës i ekspozohet filmave, artikujve të ndryshëm, reklamave, programeve televizive, duke krijuar një realitet fiktiv përmes ekspozimit  të përmbajtjeve mediale dhe rrjedhimisht e sheh boten mbi ato parime.

Studiuesi George Gerbner më 1967 zhvilloi Teorinë e Kultivimit e cila bazohet në supozimin se mjetet e komunikimit masiv kanë efekt të jashtëzakonshëm në audiencat që pavetëdijëshem absorbojnë simbolet, imazhet dhe mesazhet mbizotëruese të mediave. Ai e quan atë “kultivimin e modelit mbizotërues të imazhit”. Sipas kësaj teorie, ekspozimi i vazhdueshëm ndaj TV-së ka aftësinë të kultivojë besime të përbashkëta për botën. Për shembull, nëse një fëmijë i ekspozohet vazhdueshëm një përmbajteje mediatike, qoftë film i animuar apo videolojë agresive, ka premisa që të ndikojë në ndërtimin e një karakteri më argresiv në të ardhmen. Me fjalë të tjera teoria supozon se mediat, pajisjet teknologjike e veçanërisht TV, krijojnë një botë fantazie që është e rrezikshme. Gjithashtu, krijon stereotipa shoqërore të personave dominant ndaj atyre më të dobët në shoqëri.

Bazuar në këtë, media ka potencial të dyanshëm, të përmirësojë apo të dëmtojë zhvillimin e një shoqërie.

Por sa po i kontriboun tregu mediatik kosovar këtij qëllimi?

Ndonëse në Kosovë ekziston një treg mjaft pluralist medial, prapëseprapë përmbajtjet janë homogjene sa i përket krijimit të roleve, bindjeve dhe sjelljeve në shoqëri.

Mënyra se si paraqiten dhe hapsira e cila iu dedikohet grupeve të brishta të shoqërisë sic janë gratë, fëmijët, komuniteti rae, e komuniteti lgbt-i, vazhdon ta forcojë edhe më tej bindjen dhe qasjen “sforcuese” ndaj këtyre komuniteteve. Zakonisht, media cakton vendin ku një person duhet të ketë, si p.sh në debate politike mbizotërojnë burrat, ndërsa gratë marrin pozita tek emisionet argëtuese; filmat vizatimor u japin model se vajzat duhet te presin nga një person i gjinisë së kundërt për shpëtim. Madje, duke i përjashtuar nga konteksi medial komunitetet pakice në Kosovë ato krijojnë idenë se nuk ekziston e kundërta dhe kur shoqëria përballet më të e sheh si diçka abnormale dhe të re pasi që nuk kanë qenë të informuar më herët.

Çfarë rolesh krijon media?

Gratë:Burrat:Fëmijët:Komunitetet:
Të nënshtruaraMbizotëruesTë ndjeshëmArsimim të dobët
EmocionaleRacionalëTë ndikuarStatus të ulët social
PasiveAktivëTë dobëtTë nënshtruar
Të varuraTë pavarur Të varur

Çfarë duhet të bëjnë media që t’i mënjanoj këto role që i ofron?

  • Duhet t’i zëvendësoj përmbajtjet të cilat krijojnë apo forcojnë role, stereotipe e paragjykime.
  • Duhet t’i përmirësoj përmbajtjet për grupet e brishta sic janë fëmijët.
  • Të transmentoj përmbajtje që edukojnë shikuesit apo lexuesit.
  • T’i pajisë shikuesit apo lexuesit me sy kritik përmes përmbajtjeve që prezanton.

Në këtë hapësirë për mbrojtjen e vetës nga përvetësimi i një roli në mënyrë të pavetdijshme dhe krijimit fiktiv të realitetit, edhe publiku duhet të jetë i pajisur me njohuri se si vepron media. Kështu duhet filluar inkurajimi i një qëndrimi kritik, tek audienca kosovare. Ky vështrim kritik mund ta ndihmojë audiencën të dallojë faktet nga opinioni, të identifikojë reklamën, të kuptojë paragjykimin dhe të jetë i vetëdijshëm se në ҫka po ekspozohet.

Për çdo produkt medial, audienca duhet të parashtroj pyetjet rreth përmbajtjes dhe strukturës:

  • Kush qëndron pas saj?
  • Cili është motivimi i tyre?
  • Çfarë duan ata nga unë?
  • Si po ndihem rreth kësaj përmbajtjeje?
  • A duan që unë të ndiheni ashtu? Pse?
  • A janë burime të sigurta?
  • A kanë gabime teknike-drejtshkrimore, në imazh apo në shkrim?
  • Cili është fokusi kryesor, produkti apo unë?
  • Ҫka përfitoj prej kësaj përmbajtjeje? Etj.

Po ashtu, duhet t’i shtroni vetës pyetjet edhe per personazhet e preferuara mediatike:

  • Pse më pëlqejnë këta njerëz?
  • A paraqiten ato në një mënyrë realiste?
  • A janë të tillë në jetën reale?
  • Çfarë vlerash portretizon ky person?
  • Si më bën të ndjehem ky person për veten time?
  • A po e gjej veten aty?

Share With Others