Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Fotografia dhe titulli lejnë të kuptohet se vendimi për heqjen e masave është marr në Kosovë

HIBRID

Portali “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me titull “Shteti heq masat Anti-Covid/ Maskat dhe certifikatat e vaksinimit nuk janë më të detyrueshme”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, duke vërtetuar se titulli është përgjithësues që duket se ka tendencë të dezinformimi. Pra, në titull nuk qartësohet fakti se vendimi për lirim të masave është marr në Britani të Madhe.

Duke ditur se ky portal është në gjuhën shqipe dhe shumicën e lexuesve i ka kosovarë, një titull i tillë përgjithësues, shumë lehtë mund të dezinformohen duke aluduar se ngjarja ka të bëjë me Kosovën.

Poashtu, ky artikull përmban fotografi jo adekuate në të cilën shihet një baner në gjuhën shqipe “Bashkë ia dalim #Vaksinohu”, si dhe stema e Qeverisë së Kosovës.

Pjesë nga artikulli i publikuar në “Kosova-sot.info”:

Këtë mëngjes britanikët i janë rikthyer punës nëpër zyra dhe larg shtëpive, pasi qeveria e Boris Johnson hoqi kërkesën për të punuar nga shtëpia.

Pasaportat e covidit nuk do të jenë më të detyrueshme për hyrjen në ambiente të ndryshme publike, ndërkohë duke filluar nga e njëjta e ardhme mbajtja e maskave nuk do të jetë më kërkesë e detyrueshme.

Vegëza e artikullit të publikuar në “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/595955/shteti-heq-masat-anti-covidose-maskat-dhe-certifikatat-e-vaksinimit-nuk-jane-me-te-detyrueshme/


Hibrid.info ka arritur të gjejë këtë fotografi të publikuar më parë si ilustrim për raportimin rreth vaksinimit në Kosovë.

“Kosovapress.com” dhe “Gazetaexpress.com” e kanë përdorur atë fotografi ilustruese për lajmin rreth numrit të qytetarëve kosovarë të vaksinuar me të dy dozat (27 tetor 2021). (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali “Kosova-sot.info” ka publikuar artikullin që ka të bëjë me Britaninë e Madhe, e cila ka vendosur që të largojë masat anti-Covid, ku maskat dhe certifikatat e vaksinimit nuk do të jenë më të detyrueshme.

Por, në publikimin e këtij artikulli është vendosur fotografi tjetër, ku shihet disa doktorë dhe një baner në gjuhën shqipe “Bashkë ia dalim #Vaksinohu”, si dhe stema e Qeverisë së Kosovës. Kjo mund t’i dezinformojë lexuesit, duke lënë të kuptohet se ky vendim ka të bëjë me shtetin e Kosovës.

Nga analiza e kontrollit të fakteve e kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere