Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pretendimi se është hedhur gaz lotsjellës mbi fëmijët në veri të Mitrovicës, i pabazuar

FESTIM RIZANAJ

Mediumi në gjuhën serbe “Alo.rs” ka publikuar një artikull sot (14 qershor) me pretendimin se njësia speciale e Policisë së Kosovës, gjatë arrestimit të Milun Millenkoviqit, ka hedhur gaz lotsjellës. Në titull pretendohet edhe se gazi lotsjellës është hedhur edhe, siç thuhet, “mbi fëmijë”.

Artikulli me këtë pretendim ka zënë vend në numrin e gazetës të publikuar sot, si dhe në ballinë të saj.

Artikulli nuk ofron ndonjë fakt, fotografi apo pamje për pretendimin e bërë.

Vegëza e artikullit të publikuar në ballinë të gazetës “Alo”:

https://www.alo.rs/vesti/stampano-izdanje/771335/kurtijeve-zveri-opet-napadaju-srbe-bacali-suzavac-i-na-decu/vest

Artikulli i publikuar në gazetën “Alo.rs”:


Përkundër që pretendohet se gjatë arrestimit të Millenkoviq-it në veri të Mitrovicës është hedhur gaz lotsjellës nga ana Policisë duke përfshirë këtu fëmijët, nuk argumentohet me ndonjë pamje apo fotografi.

Nga pamjet e publikuara në media dhe rrjete sociale të momentit të arrestimit të Milenkoviq-it nuk shihet ndonjë element i përdorimit të gazit lotsjellës. (këtu, këtu, këtu)

Po ashtu, edhe në media nuk është raportuar për përdorimit të gazit lotsjellës nga ana e Policisë në momentin e arrestimit të Millenkoviqit.


Analiza:

Nuk ofrohen pamje apo fotografi për pretendimin se është hedhur gaz lotsjellës nga ana e njësisë speciale të Policisë së Kosovës në momentin e arrestimit të Milun Millenkoviq në veri të Mitrovicës.

Në pamjet e publikuara në media dhe rrjete sociale nuk shihen elemente të gazit lotsjellës në momentin e arrestimit.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si “dezinformatë”.


Vlerësimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere