Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Fotografia e arinjve që kanë bllokuar rrugën është e gjeneruar nga inteligjenca artificiale

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohen artikuj në gjuhën shqipe që pretendojnë se një numër i madh i arinjve kanë bllokuar rrugën para hyrjes së Parkut Kombëtar të Yellowstone në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Artikujt janë publikuar nga dy mediume me emrat “PressOnline.info” (26 mars) dhe “Koha.mk” (29 mars).

Por, cila është e vërteta?

Hibrid.info ka gjetur se fotografia me anë të cilit është paraqitur pretendimi, është gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale (IA).


Ky artikull i postuar edhe në faqen në Facebook të “PressOnline.info” deri në momentin e trajtimit ka marrë mbi 3 mijë e 300 pëlqime dhe ka mbi 470 komente, në bazë të së cilave mund të vlerësohet se audienca mund ta lexojë si të mirëqenë pretendimin (shih këtu).


Hibrid.info ka përdorur platformën “HiveModeration.com” për të vlerësuar nëse kjo fotografi është reale.

Rezultatet nga vlerësimi i kësaj platforme kanë treguar se kjo fotografi ka mundësi të ketë përmbajtje të gjeneruar nga IA apo deepfake.


Hibrid.info po ashtu ka gjetur se i njëjti pretendim është kontrolluar dhe vlerësuar si i rremë nga “Snopes.com”, kontrolluesi i fakteve në gjuhën angleze (shih këtu).


Analiza:

Pretendimi se një numër i madh i arinjve kanë bllokuar rrugën para hyrjes së Parkut Kombëtar të Yellowstone në ShBA nuk qëndron.

Fotografia me anë të së cilës është dhënë ky pretendim, është gjeneruar nga IA.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “të paverifikuar”.

Arsyetimi

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere