Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se nëna e Thaçit është në gjendje kritike shëndetësore

HIBRID

Një portal i dyshimtë me adresë “news96post.com”, përmes një artikulli, ka pretenduar se nëna e ish-Presidentit Hashim Thaçi është në gjendje të vështirë shëndetësore. Për me tepër, në këtë artikull thuhet se, sipas burimeve, ajo ka ndërruar jetë në spital. Mirëpo një pretendim i tillë rezulton të jetë i pavërtetë.

Nga hulumtimi i hibrid.info, del se ky artikull është tërësisht i sajuar, i pa bazuar në ndonjë artikull tjetër të publikuar më parë.

Pjesë të përmbajtjes autentike (përfshi edhe gabimet drejtshkrimore) të këtij artikulli:

-Bur.ime të Iajmi.net br.enda spitaIit, kanë thënë se gje.ndja shën.detësore e nenes se Hashim Thacit, vazhdon të jetë e rë.ndë.

“Vazhdon me qenë në gje.ndje të rë.ndë shënd.etësore, është e paIëv.izshme. Nuk gux.ojnë me e op.eru sh.kaku i gje.ndjes së rën.dë”, ka thënë ky burim.

-Disa burime te pa sakta kane thene se ka nderruar jete , por na mbetet te presim per pergjigjen e vertete dhe te sakte , te lutemi per shendetin e saj te gjithe.

-Bur.ime të Iajmi.net br.enda spitaIit, kanë thënë se gje.ndja shën.detësore e nenes se Hashim Thacit, vazhdon të jetë e rë.ndë.

“Vazhdon me qenë në gje.ndje të rë.ndë shënd.etësore, është e paIëv.izshme. Nuk gux.ojnë me e op.eru sh.kaku i gje.ndjes së rën.dë”, ka thënë ky burim.

Vegëza e artikulli të publikuar në “news96post.com”:

https://news96post.com/dlte-zle-ne-familjen-thaci-ka-nderruar-jete-personi-me-i-afert-i-hashim-thacit/?fbclid=IwAR2lSmWyoXheTKK6tWKwWQ0_6ASodb23maoTp1QH84nvSgTLswjWmwxYjE8

Në përmbajtje të këtij artikulli pretendohet se ky lajm është marr nga portali informues lajmi.net. Mirëpo, përkundër hulumtimit të bërë nga hibrid.info në publikimet e këtij portale, nuk është arritur të gjendet një lajm i tillë.


Publikimet e fundit që kanë bëjnë me nënën e ish-Presidentit Thaçi, të bëra nga mediat online, ndërlidhen vetëm me urimi që ky i fundit i ka bërë asaj për ditëlindjen tetëdhjetekatër (84), më 4 gusht, përmes një telefonate.

Vegëza e publikimit të urimit:


Analiza:

Portali i dyshimtë “news96post.com”, rezulton se ka publikuar një artikull tërësisht të rremë, me një tregim të trilluar.

Hibrid.info, në bazë të metodologjisë së punës, e vlerëson këtë artikull si “lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere