[email protected]
Fotografia e “Ballistit” me një pjesëtar të Policisë së Kosovës nuk është realizuar pas ngjarjeve të fundit në veri
shape
shape
shape

Disa portale informative në gjuhën shqipe në faqet e tyre zyrtare në Facebook kanë publikuar me datë 30 shtator dhe 1 tetor një fotografi të Ismail Morinës “Ballisti”,  tifoz i Kombëtares shqiptare të futbollit, i cili shihet së bashku me një pjesëtar të Policisë së Kosovës (PK).

Këtij imazhi faqet në Facebook “Jepi Zë”, “Monitor.mk” dhe “Politiko”, i kanë vënë mbishkrimet “Fotolajm: Ballist Morina bën xhiro nëpër veri, fotografohet me një polic”, “Foto/ Ballist Morina shihet në veri të Kosovës!” dhe “Ballist Morina ia jep një xhiro në veri të Kosovës”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se fotografia nuk është shkrepur në muajin shtator të këtij viti, por në korrik.


Vegëzat e postimit të publikuar në Facebook nga faqet “Jepi Zë”, “Monitor.mk” dhe “Politiko”:

https://www.facebook.com/jepize02/posts/pfbid0EqvchCp3TL37GT3BCBY5k2wVLSPTJzLQ5TP5KocRR7kG4hyRerMDRruo9w6CUm4nl?locale=hu_HU

https://www.facebook.com/portali.monitor/posts/pfbid02kPYGp3TZ54pN35MivZYHDiHc6NgZHNi3yCwJf9Fm1B7voKGeQBGNBLNevJZqHcL4l

https://www.facebook.com/politikomkofficial/posts/pfbid02KW7Jr9VCy7WXJ7fc2L3ktr55aAsxb6aUxyR9m1BRuDw6DsoSyNuaKDdJSiiuPcswl


Në faqen e tij në Facebook “Ismail Morina – Ballisti”, e ka publikuar këtë fotografi me datë 30 shtator, por që i njëjti nuk ka potencuar se imazhi është aktual. (shih këtu)


Hibrid.info pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, nuk ka arritur të gjejë fotografinë e njëjtë. Por, në profilet zyrtare të Ismail Morinës “Ballisti” në Instagram dhe Facebook, është gjetur një fotografi tjetër e po të njëjtit moment e shkrepur nga një kënd tjetër me po të njëjtin pjesëtar të Policisë së Kosovës. (shih këtu dhe këtu)


Në krahasimin e bërë në mes të këtyre dy fotografive, shihet qartë se të dyja janë realizuar në të njëjtën ditë. (shih krahasimin më poshtë)

Pra, faqet e lartcekura duket se kanë rënë pre e kësaj fotografie të publikuar nga “Ballasti”, të cilën kanë pretenduar ta paraqesin si aktuale.


Analiza:

Disa portale në faqet e tyre në Facebook kanë publikuar një fotografi të vjetër (korrik 2023) të “Ballistit” me një pjesëtar të Policisë së Kosovës, të cilën e kanë paraqitur si aktuale me pretendimin se ajo është realizuar pas ngjarjeve të fundit në veri të Kosovës.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info i vlerëson këto postime si “Përmbajtje të pa verifikuara”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Share With Others