Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Nuk argumentohet paralajmërimi për rënien e çmimit të bukës

HIBRID

Portali informativ “FrontOnline.net” ka publikuar sot (2 dhjetor) një artikull me titull “Mullistët paralajmërojnë rënie të çmimit të bukës në Kosovë”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Në përmbajtje gjendet deklarata e kryetarit të Shoqatës së Mullisëve, Bashkim Zejnullahu, i cili për “FrontOnline.net”, është shprehur optimist se pritet të zbritet çmimet e miellit.

Megjithatë, ky portal këtë pretendim të Zejnullahut e ka paraqitur si “rënie të çmimit të bukës”. Në fakt, rënia e çmimit të miellit nuk nënkupton domosdoshmërisht edhe rënie të çmimit të miellit.


Deklarata e Zejnullahut dhënë për portalin “FrontOnline.net”:

“Pritët me zbrite çmimet e miellit. Kemi sasi të mjaftueshme të grurit dhe të miellit, kjo sasi nuk di a është e mjaftueshme edhe për vitin e ardhshëm varët në situatën globale që ndodh, por aktualisht jemi mirë me situatën me miellin”, u shpreh Zejnullahu për Front Online.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “FrontOnline.net”:

https://frontonline.net/89mullistet-paralajmerojne-renie-te-cmimit-te-bukes-ne-kosove/

Ky artikull është shpërndarë më pas edhe nga disa portale tjera në Kosovë, të cilat e kanë cituar mediumin online “FrontOnline.net”. (shih këtu, këtu, këtu dhe këtu)


Pra, në asnjë rast, Zejnullahu nuk është shprehur se me rënien e çmimit të miellit, pritet të bie edhe ai i bukës, siç është paraqitur në titullin e këtij artikulli.

Gjithashtu, lidhur me këtë pretendim të bërë nga portali i lartcekur, hibrid.info ka hulumtuar përmes makinave online të kërkimit, e që nuk është gjetur asnjë deklarata apo qëndrim zyrtar nga ndonjë zyrtar kompetent lidhur me paralajmërimin e rënies së çmimit të bukës.


Analiza:

Portali “FrontOnline.net” ka publikuar një artikull që lidhet me deklaratën e kryetarit të Shoqatës së Mullisëve, Bashkim Zejnullahi, i cili ka paralajmëruar zbritjen e çmimit të miellit.

Por, portali i lartcekur këtë deklaratë të Zejnullahut e ka paraqitur si “rënie të çmimit të bukës”, e që domosdoshmërisht kjo nuk do të thotë që me rënien e çmimit të miellit, bie edhe ai i bukës.

Gjithashtu, nuk ka asnjë burim tjetër që e mbështet këtë pretendim të bërë nga ky portal, qoftë ai i furrtarve të Kosovës, apo ndonjë qëndrim zyrtar tjetër lidhur me këtë çështje.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere